RCCOLA

“Ende po mban mot i mirë”, Qëndron Kastrati premton investime në Hogosht e Roganë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Përmes investimeve infrastrukturore, subvencioneve bujqësore e aktiviteteve kulturore e sociale, jeta në fshat do të gjallërohet ka thënë kreu i Kamenicës.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit

Për kafen e mëngjesit u ftova në fshatin Hogosht. Në sheshin e fshatit, bashkë me bashkëpunëtorë e qytetarë folëm për punët që janë kryer dhe po vazhdojnë të kryhen.

Fundamenti

Pas Hogoshtit ishim në Roganë. Kënaqësi me dëgju vlerësimin që e kanë për punët që po bëjmë. Po ashtu me shumë vëmendje dëgjova edhe kërkesat e sugjerimet.

Përmes investimeve infrastrukturore, subvencioneve bujqësore e aktiviteteve kulturore e sociale, jeta në fshat do të gjallërohet.
Vetëm kështu #ecimpërpara.