Fundamenti

Ende nuk është arrestuar tinëzari, palo-ministri, Endrit Shala?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Reagime të shumta janë bërë në rrjetet sociale lidhur me sulmin e ulët të ministrit, Endrit Shala, ndaj gazetarit të “Indeksonline”, Ensar Ramadani, në oborrin e QKUK-së.

Gazetari i njohur, Përparim Isufi ka shtruar një pyetje se pse ende s’është arrestuar zyrtari i lartë i NISMA-s.

“Policia ende nuk e ka arrestu kete palo-minister qe tash e tutje do te jete palo-deputet”, ka shkruar ai në Facebook.

Nga ana tjetër, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin që i është bërë gazetarit.

“AGK dënon këtë sulm dhe çdo sulm tjetër fizik e verbal që bëhet nga politikanët dhe bartësit e institucioneve dhe fton policinë, prokurorinë dhe të gjithë sistemin e drejtësisë të trajtojnë me prioritet rastet e gazetarëve. AGK në të njëjtë kohë inkurajon kolegët gazetarë që të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi punën e tyre dhe të mos ndalen para asnjë sulmi e kërcënimi”, thuhej në reagim.

Mobi Casa

Edhe gazetari shumëvjeçar, Agim Muhaxheri e ka quajtur tinëzar e kapadai ministrin Shala.

““Ministri” tinëzar, kapadai. I kërkoi telefonin, nuk ia dha, ha dajak nga “ministri” i Nismës, Endrit Shala. Grushtohet Ensar Ramadani, gazetari i Indeksonline derisa po kryente detyrën në hapsirat e QKUK, në orët e mbrëmjes të së martës (17 dhjetor 2019). I terrohen sytë, sulmon gazetarin.

Nuk arriti të përmbahet, të njeh deri në dhjetë… Ç’është më e keqja, sulmin e bën në prani të policisë.

Policët bënë seri ! Kë e ruan policia ? Kujtoi ai se është i veshur me petkun e qeveritarit… dhe nuk e kap paragrafi. Paragrafi i kapë edhe ministrat dhe çdo kapadai tjetër. Sulmi tinëzar i tij është flakaresh ndaj gazetarisë. Tipi edhe më heret ka pas probleme me ligjin. Ai është dënuar për vringëllimen e armës gjatë një ndeje në shtëpinë e shefit të tij partiak në Bajë të Malishevës. “Ministri” tinëzar, kapadai nuk ka ra në hundëlesh”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.