Emrin e kam ROM, e mbiemrin KOSOVË!
Nga Denis Galushi – Janë idol për të gjithë. E kanë pasuruar kinematografinë botërore, sportin e politiken, duke lenë pas vete gjurmë, vepra, histori e shumëçka që, sot ata të përmenden. Janë shembull për të gjithë. Janë inspirim dhe frymëzim për ata të cilët e shohin vetën një ditë në dërrasat e teatrit, fokus të filmave, skenën politike, fushën e gjelbër të futbollit, ring boksi, pranë mikrofonit për të argëtuar vetën dhe të tjerët… e shumë profile të ndryshme.
Me një fjalë, janë ‘’ylberi’’ i shoqërisë, ku ngjyrat e saja simbolizojnë; këngën, artin, sportin, kulturën dhe politikën.
Pra, janë të talentuar për gjithçka. Për ata të cilët ndoshta duhet të punojnë një vit, apo dy për të arritur suksesin e tyre të imagjinuar që të jetë pjesë e profesionit apo pasionit të tyre, ndërsa për ata gjërat imagjinuese janë vetëm pjesë përbërëse e hobit të tyre të cilët ata e shfrytëzojnë në kohën e lirë!
E kush janë këta?
Këta janë farkatarët, muzicientët, artistët, poetët, gjykatësit, policët, mjekët, juristët ekonomistët e gazetarët – ROM
Po, po. Janë romët, ata të cilët të paret përmes figurës dhe jo zërit, bënë botën të qesh me lëvizjet e tyre qesharake, të cilët publikun e lanë me lot gëzimi në sy. Por, edhe me lot pikëllimi në fund, sepse bota nuk humbi vetëm një Charli Chaplin, nuk humbi vetëm një rom, por humbi humorin e vërtet për të cilën bota ka sot nevojë më shumë se kurrë më parë.
Emrat e tyre janë pjesë e kuizeve diturie. Shumë herë janë përgjigje përfundimtare e , në disa raste janë përgjigje për kolonën ‘’A’’, apo edhe gjithsej asociacionin e lojës. Pra; A1.Rom, A2. Talent, kolona A – ART, dhe përgjigja përfundimtare -PABLO PICASO!
Një goditje e tyre, hedh ‘’knock out’’, ata për të cilët kanë menduar që nuk mund të zbresin nga fronti, dhe gjithnjë do të jenë kampionat botë . Por, e djathta e romit, Tayson Furry, bëri histori në ringun e boksit dhe i dha një tjetër imazh boksit, dukë i thënë Klitckos; ‘’Në këndojmë e aktrojmë, por dimë edhe të rrahim’’.
Zëri i tij, aspirinë për zemër. Kënga e tij, relaksim i shpirtit. Mikrofoni sot simbolizon emrin e tij. Humbja e tij e madhe për krejt botën, e jo vetëm romet. Sepse, Elvis Presley më nuk është n’mesin tonë.
Ata ndryshuan në tërësi një sistem të udhëheqjes politike. Ata janë themelues të shteteve moderne. Konkretishtë, ai, romi, Juselino Kubitchek eshte president dhe themelues i shtetit te ri të Brazilit apo ‘’Brazilit modern’’, ku me udhëheqjen e tij ekonomia lulëzoi.
Siç janë të mësuar të janë të hapur, të shoqëruar dhe të jenë të mirëseardhur për të gjithë, këtë e treguan edhe në fushën e gjelbër të futbollit. Ku gjitha klubet më të mira botërore po e kërkojnë kokën, këmbën dhe trupin e romit, Zlatan Ibrahimoviç për të “deklasuar kundërshtarin’’.
I ceka disa figura botërore të cilat sot janë shembull, frymëzim dhe inspirim për të tjerët, mirëpo shumë pak nga ju i njihni këto vlera, apo dëshironi të dini, sepse jeni bërë imun nga fjalët përbuzëse, nënçmuese që përmendën për komunitetin rom. Ato si; maxhup, cigan, cingene…
Edhe pse në vitin 1971, në Kongresin e Parë të mbajtur në Londër, u takuan delegatë , albanolog e aktiviste të ndryshëm për të marr disa vendime dhe për t’i thënë botës dy fjalë. Qe;
1. Himni rom ‘’Jelem Jelem’’ të pranohet si himn i komnitetit rom
2. Komuniteti rom, te pranohet si komunitet rom dhe po ashtu gjuha e tyre rome
3. Dhe te pranohet flamuri rom
Mes këtyre kongresmenëve dhe albanologëve , ishte edhe ai nga Kosova, albanologu Nusret Seharsoj i cili e përfaqësoj Kosovën.
Të dashur albanologë kosovarë, sa nga ju keni dëgjuar për këtë njeri?
Ndoshta dhe keni dëgjuar për të, mirëpo është e vështire të përkujtohet sot një albanolog rom në mesin e juaj?!
Romët e Kosovës
‘’Nëse dëshironi të shihni se sa është një shtet demokratik, shihni se sa respektohen drejtat e komuniteteve’’. John Kennedy
Kosova përveç që ua jep mundësinë më të mire të integrimit në shoqëri, ajo është edhe shembull në rajon për respektimin e drejtave të komuniteteve. Edhe pse, në disa raste, ka favorizime të komuniteteve.
Mirëpo, nuk do të ndalem këtu, kam frikë mos do t’i japë një konotacion tjetër artikullit tim. Do të ndalem tek vlerat e komunitetit rom për të cilat shumë pak dinë, apo më mirë të them, nuk dëshirojnë t’i dinë, sepse e vetmja gjë që dini është fjala “maxhup”, dhe kjo mjafton për ju dhe për ata para jush!
Gjuha Rome
“Kurrë nuk kemi të drejt te quhemi komb i qytetëruar, sado qe të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”. F.SHIROKA
Kur flasim për gjuhën rome, ajo sot në Kosovë ka arritur të shënoje një progres të madh.
Duke filluar të flitet në media, shfaqje teatrale, nëpër shkolla fillore duke u mësuar si gjuhë fakultative, e po ashtu edhe në disa komuna si gjuhë tradicionale në përdorim zyrtar. Konkretishtë, Komuna e Graçanices.
Po ashtu, mos të harrojmë që, edhe Prizreni është komuna e parë ku ka filluar mësimi zgjedhor i gjuhës rome, duke u bërë si një pilot projekte i suksesshëm për komunën e Gjakovës, Ferizajt e po ashtu edhe disa komuna tjera tashmë janë në proces. Mos të harrojmë që, pritët së shpejti edhe një përgjigje për pranimin e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtarë në qytetin multietnik të Kosovës, Prizren.
Gjuha rome sot përdorët në media. Në nivel lokal dhe atë, qendrorë. Ne nivel lokal, për herë të parë në Kosovë, është hapur në vitin 2009, Radio 24 orësh në gjuhen rome ‘’Radio Romano Avazo’’.
Ndërsa, në nivel qendrorë kemi lajmet në gjuhën rome, magazina javore, debate të ndryshme ku ato transmetohen në Radio Televizionin Publik të Kosovës – RTK. E po ashtu edhe ne Radio Kosova 2, çdo dite program informativ një orësh në gjuhën rome.
Pra, gjitha këto mundësi janë shumë të rëndësishme për gjuhën rome qe ajo mos të harrohet, edhe pse shumë herë nga të tjerët është tentuar të zhdukët nëpër luftëra, apo holokauste. Por, xhelozia dhe dashuria e romëve ndaj saj ka bërë që kjo gjuhë sot te jetë prezente nëpër shtëpitë e tyre, lagje, shkolla, shoqërinë dhe institucione të Kosovës. Me këto, Kosova është model për diversitetin kulturorë qe ka në rajon dhe më gjerë.
A ka Kosova intelektualë romë?
Sot, romët e Kosovës duhet të ndjejnë vetën me krenarë se kurrë. Ka kaluar më ajo kohë kur, njerëz të edukuar kë pasur mundësi që t’i numëron në gishta.
Sot, romet e Kosovës, janë të vetëdijesohem qe pa edukim nuk ka një rrugë të ndriçuar dhe nuk ka perspektive.
Sot, numri i studentëve të cilët edukohen në universitete publike dhe ato private, janë tejet të mëdha krahasuar vitet e mëparshme.
Këtu, nuk duhet të harrojmë edhe punën e jashtëzakonshme të shoqërisë civile ku, me programet e tyre të ndryshme po ua japin mundësinë komunitetit që, atë të ngritën në nivelin akademik.
Siç janë organizatat VORAE dhe Advancing Together, ku këta të fundit javë më parë janë shpërblyer me çmim ndërkombëtarë nga Brukseli për punën e suksesshme qe po e bëjnë.
Ku kjo ka qenë padyshim edhe një promovim për shtetin tonë të Kosovës.
Pra, shoqëria civile rome e Kosovës, lobon dhe avokon në njohjen e shtetit te tyre nga ndërkombëtaret.
Romet në institucione të Republikës së Kosovës
Krahas vendeve të rezervuara për komunitete në Kuvendin e Rep. së Kosovës dhe Qeverinë e Rep. së Kosovës, ku kemi deputet e zv/ministra, kemi rom të cilët nuk janë vetëm ‘’rezerva’’, por edhe ‘’kapitena’’, te cilët me djersën, suksesin dhe punën e tyre kanë arritur në pozitat e tyre dhe gëzojnë autoritet të lartë si profesionist.
Pra, kemi gjykatës në Gjykatën Themelore të Prizrenit, po ashtu anëtare te Këshillit Gjyqësorë te Kosovës.
Kemi avokat rom.
Kemi pjesëtar të lartë në Stacione Policore të Kosovës.
Po ashtu, edhe në fushën e mjekësisë kemi; infermierë, fizoterapeut, e gjinekolog rom.
Ndërsa, edhe në fushën e edukimit (pedagogjisë) kemi njerëz të cilët janë shkolluar jashtë shtetit, janë kthyer në Kosovë për të dhënë kontribut për shoqërinë kosovare në përgjithësi.
Kemi edukatorë, arsimtar e profesor rom. Pra, marr parasysh kaluarën, kemi progres. Edhe pse një fjalë popullore thotë; ‘’Me një lule nuk qel pranvera’’, unë e them të kundërtën. ‘’Një lule, e fillon pranverën’’.
Nga ana tjetër, kemi biznesmen romë, të cilët i kanë ndërmarrjet e tyre prodhuese, siç janë ndërmarrjet për prodhimin e kartonëve dhe ambalazheve, e po ashtu ndërmarrje tjera tregtare të cilët e furnizojnë krejt Kosovën.
Shkelja dhe keqpërdorimi i romëve
Arsyeja, pse unë u fokusova në këto pika është që, disa pjesëtarë të komunitetit rom, e po ashtu edhe pjesa tjetër dërmuese, qofshin aktiviste apo gazetar, kur raportojnë për komunitetin rom, e sidomos në ditën e tyre historike të 8 Prillit, fokusohen vetëm tek shtresa më e ulet e tyre.
Duke hedhur poshtë simbolikën e kësaj dite historike. Fyejnë nxënësit, studentet, intelektualet, biznesmenë dhe të gjithë romët të cilët janë krenaria dhe model për të tjerët nipër profile të ndryshëm, duke u fokusuar vetëm tek ‘’kontejnerët’’ dhe lëmoshe kërkuesit, edhe pse shumica prej tyre vijnë nga Shqipëria!!!
Të kuptohemi, askush më shumë nga unë nuk mund të luftojë për komunitetin tim, dhe të kërkojë për ata një jetë më të mire. Por, duhet të ndahen gjërat. Mos t’i gjeneralizojmë në tërësi. Mos të tregojmë vetëm një anë të realitetit, ndërsa anën pozitive të hedhim poshtë, apo për të, kurrë të mos raportojmë dhe hulumtojmë.
Fakt ky, që gjithmonë po del shkaktar që, kur ta takojnë një te ri te ndritur rom, t’ia parashtrojnë pyetjen: ‘’Ti rom, a? “Jaak, bre”. Pyetje kjo qe nuk i lë ata të besojnë qe ka rome të edukuar.
Në anën tjetër, jam tepër i hidhëruar dhe i mllefosur tek ‘’intelektualet’’ e shoqërisë civile dhe ‘’liderët’’ të komunitetit tim rom! Tek ata të cilët e shohin vetë gjakun e fisin e tyre si ‘’kafshatë përfitimi’’.
Komunitetin e tyre e shohin si mundësi dhe viktimë për mbushjen e xhepave të tyre!
Jo pse atyre iu dhemb se ata i shohin fëmijët duke kërkuar një copë bukë tek kontejnerët ose për familjet e varfra rome, por shikojnë që përmes barkut të tyre të zbraztë ta ngopin syrin e tyre. Tek kontejnerët nuk janë vetëm romet, ka edhe shqiptarë, por, nuk mund të themi që gjithë shqiptarët janë në këtë gjendje!
Kush jam unë?
Unë jam rom. Vij nga fisi i atyre të cilët kërkojnë lëmosh tek semaforët e kontejnerët. Por, mos harroni. Jam edhe gjaku i fisit të atyre të cilët lanë gjurme në histori dhe janë shembull për punën e tyre.
Jam Pablo Picaso e Elvis Presley. Jam Charli Chaplin e Zlatan Ibrahimoviç. Jam Esma Regjepova e Ava Ngarde…
Jam ai, i cili një ditë mund të jem edhe ‘’Juselino Kubitchek’’ i Kosovës. Për ta drejtuar një ditë shtetin tim përpara. Ndoshta jam edhe shpresa e popullit tim kosovar. Sepse, unë nuk dua qe mua t’më shohin si statistikë apo numër. Nuk dua të jem gjithnjë si figure i ‘’fletës së artë’’ të Kosoves. Por, unë dua ta dëshmojë se jam vlerë dhe jo flet, siç e kane dëshmuar shumica prej romëve t’botës dhe ata kosovarë, të cilët kanë lëshuar, lëshojnë dhe do te lëshojnë gjurme të suksesit në punën e tyre.
Mbi gjitha. Emrin e kam ROM, dhe mbiemrin KOSOVË
Urime 8 Prilli – Dita Botërore Rome
Bahtalo 8 Aprili – Lumiako Dive Romengo


