Emocionohet Lenjani, e bën Shqiponjën në vendlindje, në Karaçevë

Ermir Lenjani po i kalon pushimet në atdhe, pas angazhimeve të shumta që pati në pjesën e parë të sezonit, si me ekipin e tij, ashtu edhe me Kombëtaren, shkruan “Zëri”.
Dhe, pasi e vizitoi Komunën e Kaçanikut, futbollisti anësor e ka vizituar edhe vendlindjen e tij, Karaçevën, duke e formuar me duar shqiponjën dykrerëshe, simbol i shqiptarëve, transmeton “Zëri”.