UBT

Emocionohet Arbër Ismajli, LDK vazhdon të jetë lokomotiva akademike e demokracisë në vend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rrugëtimi i një politike të urtë, urbane, për një qytetari që meriton respektin e besatimin, tashmë si një besëlidhje e madhe po hynë në dekadën e tretë. Duke vërë dorën në zemër, se rrugës nuk ka qenë lehtë të bëjmë dhe konsolidojmë demokracinë dhe shtetin. Duke besuar në Zot, familje dhe shtet, të udhëhequr nga urtësia e urtakut që shënoi historinë Presidenti Ibrahim Rugova, ndjehem krenar në këtë bashkë rrugëtim me njeriun që ka bërë historinë e Gjilanit, Lutfi Hazirin ka shkruar Arbër Ismajli.

Arbër Ismajli ka thënë se është koha të jemi bashkë, të ecim bashkë, të punojmë dhe dëshmojmë se dimë dhe mundemi të bëjmë, shkaktojmë procese të rëndësishme për vendin. “Unë shpreh gatishmërinë dhe përkushtimin e vazhdueshëm të jem ushtar i këtij edukimi qytetar që rrallkund në vend shpërfaqet si në qytetin e demokracisë në Gjilan.
Qytetarë të nderuar, miq, njerëz të mirë, të vullnetit të mirë, njerëz që duan t’i besojnë këtij vendi. Ne mund të bëjmë të mirëqenë këtë vend të bekuar nga Zoti. Është kohë e sfidave të mëdha dhe njerëzit e gabuar në vendin dhe kohën e gabuar, kanë lënduar rëndë ëndrrat tona, ëndrrat e çlirimtarëve që ranë për lirinë e vendit tonë. Andaj, sot më shumë se kurrë më parë, është koha të shtojmë vëmendjen në përfaqësimin tonë” ka shkruar Ismajli.

FIDANISHTJA

Ismajli ka thënë se LDK vazhdon të jetë lokomotiva akademike e demokracisë në vend. “Brezi i republikës që patën edhe bekimin e Presidentit Rugova, është koha të marrin në duar me përgjegjësi proceset vendimtare në të cilat po kalon vendi. Nga LDK si kurrë më parë i kërkohet një marrëveshje politike, gjithëpërfshirëse, një kuvend i Besëlidhjes së Madhe, për të përcaktuar liderin e ri, i cili mund udhëheqë proceset të cilat po kërkohen nga qytetarët e Republikës. Zoti e bekoftë LDK-në. Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj të mirë” ka shkruar Ismajli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.