Emocione dhe entuziazëm për kuqezinjtë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e radhës kualifikuese për evropianin 2016 kundër Serbisë në Beograd.

Pa praninë e tifozëve kuq e zi dhe nën masa te rrepta të sigurisë shqiptarët do t’i kërkojnë tri pikët e ardhshme të cilat do t’i hapnin rrugë kualifikimit historik.
Entuziazëm të madh ka krijuar kombëtarja sidomos pas fitores me Portugalinë dhe barazimit me Danimarkën. Derisa mbizotëron entuziazmi, ndalimi i shkuarjes së tifozëve kuq e zi, po konsiderohet diskriminues dhe vendim i papranueshëm për tifozët shqiptar.

Fundamenti

Ish-futbollisti dhe trajneri i futbollit, Ramiz Krasniqi beson në një rezultat pozitiv, pasi sheh përparim te kombëtarja kuq e zi.

Gazetari i sportit në KTV, Dren Gërguri sheh dy sfida në këtë përballje atë profesionale dhe pjesën emocionale për lojtarët kosovarë që paraqiten për Shqipërinë.
Besnik Boletini është një tifoz i flaktë i kombëtares. Ai ka ndjekur shumë ndeshje të Shqipërisë, por pas vendimit që ai e quan racor e kishte të pamundur të shihte ndeshjen me Serbinë.
© KOHA.net