Fundamenti

Emisari amerikan për Ballkanin: Të mos dërgohen njësi speciale në një vend ku ka KFOR

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme, të diskutojnë çështjen e targave në Bruksel dhe të mos militarizojnë situatën aktuale në kufi, tha për Zërin e Amerikës Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i dërguari i ri i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Escobar, i cili më parë ishte zëvendës ambasador amerikan në Serbi dhe mori postin nga Matthew Palmer në fillim të shtatorit, thotë se SHBA-ja është e angazhuar intensivisht me partnerët evropianë për shkak të rritjes së tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës dhe shpreson për përparim javën e ardhshme.

“Ne besojmë se të dyja palët duhet të përmbahen nga retorika e dëmshme dhe të përqëndrojnë vëmendjen dhe energjinë e tyre në dialogun e mbështetur nga BE, një dialog që ne e mbështesim plotësisht”, tha Garbiel Escobar, duke shtuar se ai është në kontakt të përditshëm me Miroslav Lajçakun, përfaqësues i dialogut të BE-së mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Zeri.info.

“Ai ka disa propozime të mëdha, ai po përpiqet të sjellë të dyja palët në Bruksel, si për çështjen e targave, për të diskutuar një zgjidhje të qëndrueshme, dhe ka disa zgjidhje të mira, por u takon të dyja palëve të bien dakord të diskutojnë për ato, dhe të shkojnë në Bruksel që ta shqyrtojnë atë çështje. Megjithatë, unë mendoj se detyra e të dyja palëve nuk është që të militarizohet kjo çështje, të mos dërgohen njësi speciale në një vend ku ka KFOR dhe ku nuk ka nevojë për këtë. Pra, sa i përket çështjes së targave, do të donim të shihnim njëfarë përparimi në Bruksel në shtatë ditët e ardhshme”, thotë Escobari në një bisedë për shërbimin ballkanik të Zërit të Amerikës, e cila u zhvillua nga drejtuesi i shërbimit shqiptar, Arben Xhxho, raporton Zeri.info.

United Hospital

Diplomati amerikan shton se shumë çështje të menjëhershme duhet të zgjidhen, siç janë çështjet e personave të zhdukur dhe energjisë – duke theksuar se gjithçka duhet të zhvillohet përmes dialogut.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një zgjidhje të bazuar në njohjen reciproke midis dy vendeve dhe mbështet dialogun nën kujdesin e BE-së, por ky proces ka vazhduar për 10 vjet pa shumë përparim. I pyetur nëse është koha për një qasje të re, Escobari tha se është koha për të rinovuar përpjekjet për dialog.

“Dialogu ka nevojë për mbështetje, mbështetje evropiane”, u shpreh ai në këtë intervistë. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.