Hidromorava

Emir Sahiti i lumtur me debutimin: Shkojmë edhe në Greqi për fitore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer te fitoret në Ligën e Kombeve, teksa ka mposhtur Irlandën e Veriut me rezultat 3-2.

Ka qenë një ndeshje shumë e mirë e Dardanëve ku tri pikët erdhe me plotë meritë në fund të këtij takimi.

Në këtë takim erdhi debutimi edhe për sulmuesin e talentuar Emir Sahiti i cili vije pas një sezoni fantastik në elitën e futbollit kroat me Hajdukun e Splitit.

Prishtinasi ka thënë se është shumë i lumtur që më në fund ka debutuar me Kosovën, teksa tha se synojnë të marrin fitore edhe në Greqi.

Hidromorava

“Jam shumë i lumtur për debutimin dhe shumë i gëzuar për fitoren. Të gjithë kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, pasi ishim shumë të fokusuar te fitorja dhe ia dolëm”.

“Çdo lojtar kur vjen këtu jep maksimumin, ndaj jam shumë krenar që vesh këtë fanellë, të gjithë më kanë pritur shumë mirë dhe janë të mrekullueshëm. Më kanë dhënë besim që të luaj i qetë dhe i falënderoj për mënyrën si më kanë pritur”.

“Ne duhet të luajmë çdo ndeshje për të dhënë maksimumin dhe fituar. Sfida e radhës do të jetë në Greqi, ku do të japim maksimumin dhe shpresoj që të rikthehemi me fitore në Kosovë”, u shpreh Emir Sahiti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.