Emir Bajrami, më i bukuri i Evropianit 2012!

Ai është zgjedhur pas 1.8 milion dueleve që i kanë luajtur online lexuesit e 20minuten.ch, duke i “vënë në garë” 84 lojtarë të kampionatit.

Ronaldo mund të jetë lojtari më i mirë i Evropianit. Mund të jetë edhe më i miri i botës… Por më i bukuri është dikush tjetër. Besuat ose jo, ai është Emir Bajrami, lojtari i vetëm shqiptar që ka luajtur në Euro12, duke mbrojtur ngjyrat e Suedisë.

Bajramin, në këtë “post” e kanë zgjedhur lexuesit dhe klikuesit e portalit të gazetës zvicerane me tirazin më të madh, “20minuten”. Ai është zgjedhur pas 1.8 milion dueleve që i kanë luajtur online lexuesit e 20minuten.ch, duke i “vënë në garë” 84 lojtarë të kampionatit, pas përfundimit të ditës së 12 të tij.

Vazhimisht në monitor figurojnë dy “kandidatë” të rastësishëm dhe përmes klikimit, lexuesit i diskualifikojnë ose i zgjedhin njërin prej tyre, sipas shijes. Menjëherë pas Bajramit, “shoqëruesi i parë” i mister Euro12 është zgjedhur Niko Kranjçar i Kroacisë, i treti Markus Rosenberg i Suedisë, i katërti Mats Hummels i Gjermanisë, i pesti Jesus navas i Spanjës etj…

Siç po e shihni, askund nuk gjendet i adhuruari i futbollit evropian, “diva”, Christiano Ronaldo. Ai, sipas shijes së lexuees-eve të 20minuten.ch ka zënë vetëm në vendin e 31-të. Por, ka edhe më keq, Rooney anglez është në vendin e 84-t, pra të fundit.

Emir Bajrami 24 vjeçar që nga fillimi i këtij sondazhi interesant, kur e kishte “kapur” vendin e parë, nuk e kishte lëshuar atë deri në fund.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS