United Hospital

Emini: Viti 2017 do të jetë edhe më produktiv

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Fatbardha Emini drejtoresh e kadastrit dhe pronës në Viti thotë se në vitin 2016 janë shpallur si drejtoria më e mirë në nivel vendi dhe se prioritet i saj në vitin 2016 ka qen përkushtimi dhe realizimi i planit të punës duke shqyrtuar të gjitha kërkesat brenda afateve ligjore.

Fatbardha Emini me shumë mburrje flet për punën e Drejtorisë së Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë. Duke folur për të arriturat dhe sfidat që e kanë përcjell këtë dikaster gjatë 2016, Emini për rajonipress tha se përkushtimi në realizimin e planit të punës dhe shqyrtimin e kërkesave brenda afateve ligjore ka qen prioritet i punës sonë gjatë 2016.

Hidromorava

Sipas Fatbardha Eminit DKPGJ-ja ka arritur rezultate të jashtëzakonshme karshi vëllimit të madh të kërkesave nga palët dhe problematikave që vazhdojnë ta përcjellin Kadastrin në përgjithësi këto 17 vite.
“Këtë rezultat e mbështet fakti se në 2016 kemi shqyrtuar mbi 13 mijë kërkesa ku vetëm transaksione të pronës i kem mbi 1200 transaksione pronësore. E arritur tjetër e madhe konsiderojmë tejkalimin e realizmit të të hyrave financiare, të cilat i kanë tejkalua pritjet tona mbi 110%. Angazhimi dhe disiplina e punës bazuar në rregullativat e deleguara nga Agjencioni Kadastral i Kosovës ka bërë që të vlerësohemi si një nga kadastrat me përformancën më të mirë” shprehet Emini.

Emini thotë se jemi Komuna e parë që prioritet i kemi dhënë të Drejtave Pronësore, andaj edhe jemi mbështet nga Programi i të Drejtave Pronësore të USAID në aktivitet e ndryshme për promovimin e të të drejtave pronësore, ku ky bashkëpunim do të rritet edhe më shumë gjatë 2017. “Për herë të parë është bërë evidentimi i pronave Komunale, projekt ky i realizuar me mbështetjen e DEMOSIT. Do të angazhohemi edhe më shumë që 2017, të jetë viti edhe më produktiv, si në rritjen e efikasitetit të shërbimeve kadastrale, por edhe në rritjen e bashkëpunimit me organizatat dhe donatorët e ndryshëm si: USAID, WOMEN FOR WOMEN etj shprehet Fatbardha Emini Drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.