HW

Emini: Republika e Kosovës është e pranishme, është sovrane dhe është autoriteti i vetëm legjitim në Kllokot

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kllokot – Faleminderit dhe respekt i veçantë për MAPL dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat me vendosmëri po e shtrijnë sovranitetin e shtetit në çdo centimetër të territorit. Për herë të parë pas shumë vitesh, inaugurimi i Kuvendit Komunal në Kllokot nuk zhvillohet më në objektet ku dikur funksiononin strukturat ilegale të Serbisë dhe ku flamuri i huaj qëndronte aty ku duhej të ishte flamuri ynë ka shkruar Arbër Emini.

Postimi i plotë:

Kudo ku ka pasur boshllëk, ato kanë sjellë ligj.

Kudo ku ka pasur vakum, ato kanë vendosur shtet.

Kudo ku ka pasur struktura ilegale, ato kanë vendosur rend dhe autoritet të Kosovës.

Kllokoti është shembulli më i qartë i këtij transformimi.

Për herë të parë pas shumë vitesh, inaugurimi i Kuvendit Komunal në Kllokot nuk zhvillohet më në objektet ku dikur funksiononin strukturat ilegale të Serbisë dhe ku flamuri i huaj qëndronte aty ku duhej të ishte flamuri ynë.

Ajo kohë ka marrë fund. Përfundimisht.

United Hospital

Sot, falë MAPL-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Kllokot do të valon vetëm një flamur: flamuri i Republikës së Kosovës.

Sot ceremonitë zhvillohen vetëm nën simbolet tona shtetërore, vetëm nën ligjet tona, vetëm nën autoritetin e institucioneve të Kosovës.

Kjo nuk është ndryshim formal, kjo është rikthim i shtetit, rikthim i dinjitetit, rikthim i sovranitetit.

Ky është mesazh i qartë dhe i fortë:

Republika e Kosovës është e pranishme, është sovrane dhe është autoriteti i vetëm legjitim në Kllokot dhe në mbarë territorin e saj.

KEDS- Kishte sabotuar kyqjen e këtij objekti për ta furnizuar me energji elektrike.

KEDS duhet sa me shpejt të veproj dhe mos sabotoj për interesa të Listës Serbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.