ROBERT UKAJ

Emini: Ne jemi çliruar nga tanket dhe forcat ushtarake serbe, por nuk jemi çliruar ende nga ndikimi i Serbisë dhe Sabotimi në institucionet shtetërore të Kosovës

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Gjykatës Supreme të Kosovës kanë legjitimuar në mënyrë të padrejtë ndërhyrjen e strukturave paralele serbe në Komunën e Kllokotit është përgjigjur Arbër Emini.

Emini kishte kërkuar që në Kllokot të urdhërohej rivotim, duke pretenduar se gjatë ditës së zgjedhjeve kishte pasur shkelje të shumta ligjore e procedurale, moszbatim të një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Supreme dhe ndërhyrje të strukturave ilegale serbe në procesin zgjedhor.

Por Gjykata Supreme konstatoi se pretendimet e tij nuk ishin të mbështetura me dëshmi të qarta dhe bindëse, siç kërkohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Prandaj, vendimi i PZAP-it për ta refuzuar ankesën u vlerësua si i drejtë dhe i ligjshëm.

Sa i përket pretendimeve për veprime të mundshme penale gjatë zgjedhjeve, Gjykata sqaroi se ato nuk hyjnë në kompetencë të PZAP-it, por të Prokurorisë kompetente, ku Emini tashmë kishte dorëzuar kallëzim penal.

Reagimi i Arbër Eminit ishte i ashpër ndaj PZAP dhe Gjykatës Supreme.

Postimi i plotë i Arbër Eminit:

Ne jemi çliruar nga tanket dhe forcat ushtarake serbe, por nuk jemi çliruar ende nga ndikimi i Serbisë dhe Sabotimi në institucionet shtetërore të Kosovës. Vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe të Gjykatës Supreme të Kosovës kanë legjitimuar në mënyrë të padrejtë ndërhyrjen e strukturave paralele serbe në Komunën e Kllokotit.

Këto institucione kanë pranuar si të vlefshme dokumente të lëshuara nga organet ilegale të Republikës së Serbisë, të cilat nuk kanë juridiksion në territorin e Republikës së Kosovës.

Me këtë veprim është cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti i procesit zgjedhor, si dhe e drejta ime kushtetuese për një proces të drejtë dhe të paanshëm.

Vendimi i Gjykatës Supreme, në vend që të mbrojë ligjshmërinë dhe rendin kushtetues, ka krijuar një precedent të rrezikshëm që i hap rrugë ndikimit të strukturave ilegale serbe në institucionet e Republikës së Kosovës.

PZAP dhe Gjykata Supreme kanë refuzuar ankesën time dhe kanë legjitimuar përdorimin e dokumenteve të lëshuara nga organet ilegale të Republikës së Serbisë, duke cenuar:

Sovranitetin e Republikës së Kosovës;

ROBERT UKAJ

Integritetin e procesit zgjedhor;

Të drejtën time për një proces të drejtë dhe të paanshëm, sipas Kushtetutës së Kosovës.

Për këto arsye, do të kërkoj:

Ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të rivlerësuar ligjshmërinë e këtij vendimi,

Vendimi i Gjykatës Supreme krijon një precedent që lejon ndikimin e strukturave paralele serbe në institucionet e Republikës së Kosovës, në kundërshtim me:

Nenin 3 dhe 4 të Kushtetutës së Kosovës (sovraniteti dhe rendi kushtetues),

Ligjin për Vetëqeverisje Lokale,

Ligjin për Zgjedhjet Lokale, që kërkon që çdo dokument zyrtar të lëshohet nga institucione të Republikës së Kosovës.

Do të kërkoj nga Gjykata Kushtetuese:

1. Rivlerësimin e vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën time ndaj PZAP-it;

2. Konfirmimin e ligjshmërisë dhe paanshmërisë së procesit zgjedhor, duke eliminuar çdo ndikim të strukturave paralele serbe;