ARKATANA

Emërohen drejtorët që do të përbëjnë qeverinë komunale në Komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Edhe zyrtarisht, sot janë bërë të ditur emrat që do të përbëjnë qeverisjen lokale në Viti, si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LDK-së e PDK-së. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e parë me këshillin e ri të drejtorëve.

Me këtë rast kryetari Haliti, ka kërkuar nga drejtorët e sapo emëruar që të punojnë me përkushtim të plotë në interes të qytetarëve vitias, pasi që për këtë edhe ata janë zotuar në marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Ai poashtu tha se programi qeverisës është premtues dhe se përbërja e re e drejtorëve karakterizohet me 50 % të gjeneratës së re, ku është respektuar edhe përfshirja e gjinisë femërorë.

ARKATANA

Ndërkaq, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, ka uruar drejtorët dhe u ka premtuar bashkëpunim të ngushtë me institucionin që ai drejton, e njëkohësisht ka kërkuar nga drejtorët që të kenë bashkëpunim të ndërsjellët që do të rezultojë në qeverisje të mirëqenë për qytetarët e komunës së Vitisë, në përgjithësi.

Përndryshe, komuna e Vitisë, do ti ketë 10 drejtori komunale dhe në mesin e tyre, janë ish-kryesues të kuvendit, ish zv.ministre e Qeverisë dhe kuadro profesionale.
Drejtoria e Arsimit, Fatbardha Emini – Master e Juridikut
Drejtoria e Administratës, Skënderbe Hebibi- Inxhinier i Ndërtimtarisë
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural,Naim Pira- Inxhinier i Gjeologjisë
Drejtoria për Shërbime, Publike dhe Emergjencë; Basri Aliu, Inxhinier i Gjeologjisë
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale; Merrushe Ahmeti- Sociologe
Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim; Besnik Imeri- Master i Ekonomisë
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport; Valmir Sahiti- Ekonomist
Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë; Majlinda Ostrogllava- Master i Juridikut
Drejtoria e Inspeksionit; Adnan Ymeri- Master i Juridikut
Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit; Visar Demiri- Master i Shkencave Politik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.