RCCOLA

Emërohen dhe digjitalizohen rrugët në qytetin e Vitisë

/ 2 minuta lexim

Viti – Komuna e Vitisë ka bërë riemërimin e rrugëve në qytetin e saj dhe atë falë një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian. Shumica e rrugëve në qytetin e Vitisë do të mbajnë emrat e dëshmorëve të saj , por në mesin e tyre ka edhe emra të veprimtarëve të ndryshëm.

Ndërsa kjo komunë është edhe në fazën përgatitore për emërimin e rrugëve nëpër fshatra e cila do të bëhet në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe komisionet përkatëse ndërsa aprovimin përfundimtar do ta merr në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Të gjitha rrugët përbrenda qytetit janë emëruar dhe janë digjitalizuar në sistemin e adresave të quajtur ARIS.

Uji Dea

Sadat Sejdiu nga Sektori i Urbanizmit konkretisht nga Zyra për Sistemin e Adresave në Viti u shpreh se emërimi i rrugëve në Viti përveçse është një nga kriteret e bashkimit Evropian lehtëson punën jo vetëm të Komunës , por edhe të institucioneve të tjera si Policia, Gjykatave dhe shërbimeve postare.

Ai tha se për emërimin e rrugëve Kuvendi Komunal i Vitisë kishte formuar edhe një komision i cili ka bashkëpunuar ngushtë me personat përkatës por edhe me qytetarët e Vitisë. “Në vazhdën e punëve të cilët ne i kemi bërë në këtë fushë përpos emërimit të rrugëve në qytetin e Vitisë dhe regjistrimin e tyre në formë digjitale jemi duke punuar edhe në fshatrat e Vitisë, por përfundimi i tyre varet drejtpërdrejt nga Kuvendi Komunal dhe këshillat e fshatrave, kur këto mekanizma i përfundoj pjesën e punës së tyre ne mund të bëjmë shumë shpejt regjistrimin e të dhënave në formë digjitale” u shpreh Sejdiu.

Ai ndër tjera theksoi se Menaxher i këtij projekti në Viti është Xhelal Haxhiu dhe shtoi se falë ndihmës së kryetarit të Komunës Nexhmedin Arifi, kjo punë në Viti po kryhet me sukses. Përveç emërtimit të rrugëve në këtë projekt përfshinë edhe evidentimin e shtëpive me numrat përkatëse./rajonipress/