RCCOLA

Emërllahu: Rastet shqetësuese dhe dukurit negative janë raste të izoluara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – “Pra gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e mirë dhe stabile, kuptohet me përjashtim të disa rasteve apo dukurive që janë të njohura për Policinë e Kosovës. Pra këto raste nuk janë për ne shqetësuese pasi që janë raste të izoluara” u shpreh Imri Emerllahu.

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) në Viti ka mbajtur takimin e rregullt. Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të grupeve të EVSB-së dhe Policisë së Kosovës.

Imri Emërllahu, Koordinator i EVSB-së për Viti, bëri me dije që gjatë këtij takimi anëtarët janë njoftuar fillimisht mbi punën e këtij ekipi në katër muajt e fundit, gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Vitisë por edhe punët që parashihen të zhvillohen në vijim.

Fundamenti

Gjatë këtij takimi gjendja e sigurisë në këtë komunë është vlerësuar si e mirë duke potencuar se për kundër që në këtë periudhë kohore kishte dy palë të cilët u mbajtën në këtë komunë pa u shënuar problem i theksuar. “Pra gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, është e mirë dhe stabile, kuptohet me përjashtim të disa rasteve apo dukurive që janë të njohura për Policinë e Kosovës. Pra këto raste nuk janë për ne shqetësuese pasi që janë raste të izoluara” u shpreh Emerllahu.

Gjithashtu në këtë takim janë përmendur edhe disa probleme të cilat janë identifikuar nga anëtarët e EVSB-së./rajonipress/