Eko Higjiena

Emërllahu flet për lëndimin dhe tregon nëse do të mungojë gjatë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mesfushori kosovar i CFR Cluj, Lindon Emërllahu, ka konfirmuar për Telegrafin se lëndimi i tij i pësuar së fundmi është i lehtë dhe nuk do të mungojë asnjë ditë.

Emërllahu u lëndua dje (e hënë) gjatë fitores 2-0 të ekipit të tij ndaj Universitatea Craiova në raundin e tretë të play-off-it.

Therandasi u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 73-të dhe presidenti i klubit, Cristian Balaj tha pas ndeshjes se ai ka pësuar një dëmtim të rëndë.

Megjithatë, sot (e martë), Emërllahu ka treguar për Telegrafin, se pas ekzaminimeve u mësua se lëndimi është i lehtë dhe ai nuk do të mungojë fare, por do t’i bashkohet menjëherë ekipit në stërvitje.

UBT

“Jo, pas ekzaminimit e kuptuam se është një lëndim i lehtë. Nuk do të mungojë asnjë ditë”, ka thënë Emërllahu për Telegrafin.

Vlen të theksohet se Emërllahu kaloi te klubi rumun në afatin kalimtar të janarit nga Ballkani për 700 mijë euro, teksa shpejt fitoi një vend titullari.

Që nga transferimi te Cluji, therandasi ka zhvilluar tetë ndeshje, ku në dy të fundit luajti nga minuta e parë. /Telegrafi/