Uji Dea

Emërimet e njëpasnjëshme të emisarëve amerikan, po tregon se Kosovën po e presin ditët më të zeza në historinë e saj shekullore!

/ 5 minuta lexim

Nga Gani Sadiku – Emërimi i emisarëve të njëpasnjëshme nga shtëpia e bardhë për bisedimet Kosovë Serbi, është fatkeqësia e radhës për Kosovën. Sikur nuk mjaftoi emërimi i Palmer-it, si i dërguar special për Ballkanin dhe Kosovën, presidenti Trump vendosi ta emëroj edhe një përfaqësues së dytë, njeriun e tij më të afërt i cili është aktualisht ambasador i SHBA-së, në Gjermani që nga viti i kaluar. Grenel është i njohur për dorën e hekurt dhe si njëri nga diplomatët më të ashpër në administratën e presidentit amerikan.

Por çka tjetër.?
Ky është miku më i ngushtë i presidenti, dhe njëherit kundërshtari më i ashpër i politikave ekonomike dhe migruese të kancelares gjermane Angela Merkel e cila e mbron në kontinuitet kompaktësinë territoriale të Kosovës, dhe si e tillë është kundër ndryshimit të kufijëve ekzistues të shteteve të Ballkanit…… Se Kosova do të jetë e ndarë në pjesë apo me statuse speciale të pakicës e neutralitet të krahinave serbe s`ka asnjë dyshim, sepse emërimi i Grenel-it, po qon ujë në mullirin e argatëve të Beogradit dhe idesë së Çubrilloviqit e Rexhep Qosiqit për këmbim territoresh që në fakt është jo këmbim por ndarje e Kosovës.

Termi këmbim territoresh është menduar mirë nga kokat e politikës serbe, vetëm për zbutjen dhe heshtjen e qëndrimeve të shqipfolësve në pushtet, sepse “historia e jonë e lavdishme”, na ka mësuar se ne kurrë në asnjë epokë historike nuk kemi arritur të fitojmë asnjë pëllëmbë territor nga Serbia, ashtu siç nuk kemi arritur ta fitojmë asnjë betejë në përballje me te.

Trumbetimi se ne e kemi fituar luftën e fundit nga Serbia, është më tepër se një frazë boshe e cila më shumë u ka shërbyer profiterve për t’i plaçkitur e frikësuar shqiptarët, të cilët të tmerruar nga lufta as që donin të besonin se shqiptarët e “vegjël”, të zbathur e të uritur nga lufta, po përgatisnin këso kurthash për të ardhur në pushtet…..

Ardhja në pushtet e sejmenëve të luftës dhe argatëve të Beogradit, të cilët ishin të frymëzuar nga sunduesi dhe diktatori Enver Hoxha, dhe po ashtu të infektuar thellësisht nga ideologjia e komunizmit sovjetik, ishte ëndrra e tyre shekullore për të qenë vetëm një minutë diktator kundër shqiptarëve e për t’i vrarë mendimtarit, ideologët, strategët e devotshëm të çështjes kombëtare njëjtë siç bëntë ideologu i tyre Stalini kundër rusëve, dhe Enveri kundër shqiptarëve, gjë që “shqiptarët e mëdhenj” e arritën me sukses.

Ardhjes së tyre në pushtet, i paraprinë ngjarjet e vitit 2004, të organizuar nga këto forca të errëta politike, e sidomos pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, solli ndryshime të mëdha të politikës së Kosovës, duke e marrë një orientim krejtësisht anti Europian dhe anti civilizues….. kjo po dëshmohet pikërisht sot pas 20 viteve të çlirimit, kur Kosova po zbrazet nga të rinjët, kur Kosova zen vendin e parë për nga varfëria në Europë e më gjërë, dhe kur shqiptarët duke qenë marionetë e pushtetit të këtyre rrugaçëve, kanë mbetur populli më i izoluar dhe më i padijshëm në aspektin e arsimimit……

RCCOLA

Problemet e Anglisë me Brexit, ka ndikuar që Anglia të ketë një ndikim shumë më të vogël në BE, dhe primatin e Anglisë e ka marrë Franca, e cila duket se do ta mbajë anën e Serbisë në bisedimet e ardhshme.

Gjermania si një zë i vetmuar, do të gjendet para aktit të kryer dhe do të jetë e detyruar ta pranojë ndarjen e Kosovës, sepse edhe presidenti i Kosovës, argati serb Hashim Thaçi, do të ushtrojë presion në qeverinë e re që do të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

SHBA-ja, siç duket e ka vendosur që çështjen e Kosovës ta qoj shpejt në fund, pa marrë parasysh dëshirën apo kundërshtimin e shqiptarëve, sepse don që Ballkani të jetë zonë stabile, para se të hapen zgjedhjet presidenciale atje dhe para zgjedhjeve në Serbi të cilat do të mbahen në vitin e ardhshëm.

Amerika aktualisht ka raporte shumë të dëmtuar ekonomike me Europën, dhe me Kinën. Ekonomitë e të cilave po bllokohen me tarifa doganore, dhe SHBA po ashtu nuk është e interesuar që për një pjesë të vogël toke që quhet veri i Kosovës, ta mbajë vëmendjen e saj në këtë pjesë të botës, por edhe do ta proklamoj fundin e konfliktit Serbi-Kosovë, si sukses të presidentit Trump.

Qeveria e re e cila do të jetë e obliguar të formohet sa qelë e mbyllë sytë, sepse presioni amerikan do të jetë i paparë dhe shumdimenzional si në forcat politike që nuk i kanë fituar, ashtu edhe në ato që do të fitojnë zgjedhjet. Nuk do të tolerohet humbja absolute e kohës, dhe qeveria e dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit, do të jetë qeveria më e shkurtër dhe më e pafat në historinë e re të Kosovës prej se ekziston si shtet. Ajo jo vetëm që do të detyrohet ta nënshkruaj marrëveshjen, por do ta humbë kredibilitetin dhe besimin, e më pastaj do të rrëzohet për ta quar vendin në zgjedhje të reja./rajonipress/