UBT

Ema Uka, bomba kosovare

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ema Uka tashmë është një modele e njohur për agjencitë e modës. Si i hyri kësaj pune ajo tregon në këtë bisedë për Express.E ëmbël dhe seksi, Ema Uka vazhdon studimet në Universitetin e Prishtinës në degën e aktrimit, ndërsa që nga mosha 14 vjeçe meret me modelizëm.

Flitet se kësaj bukuroshe i’a kanë frikën shumë femra, arsyet nuk dihen! Ndoshta për shkak të bukurisë dhe suksesit! Kur e ka filluar këtë punë, si e bën, a është zhgënjyer ndonjëherë, cilat janë planet e momentit, këto i tregon vet Ema.

”Modelizmin e kam filluar që në moshën 14 vjeçare ku për herë të parë kam marrë pjesë në një sfilatë mode në Mal të Zi-Ulqin ku dhe mora hapat e parë drejt karrierës sime si një modele dhe fotomodele. Për mua është një fushë ku e gjejë veten më së miri dhe këtë punë e bëj me shumë përkushtim. Besoj që merita se unë vendosa të hyjë në botën e modelizmit i takon familjes sime sidomos të ëmës e cila ishte fotomodele në moshën e rinisë dhe më ka përkrahur që nga hapat e parë. Gjatë këtyre shtatë viteve kam marrë pjesë në sfilata të ndryshme dhe bashkëpunime me dizajner, fotograf, stilist të ndryshëm gjë që deri më tani nuk jam ndarë e zhgënjyer nga këto bashkëpunime”.

Fundamenti

”Si modele më tepër jam e fokusuar në sfilata mode dhe fotomodelizëm se sa në spektakle bukurie, në këtë të fundit nuk e kam sprovuar veten akoma dhe nuk besoj se do ta bëj. Kohëve të fundit modelizmi është përmirësuar për një shkallë të lartë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, besoj se modelet shqiptare kanë më shumë prespektivë për të shikuar mundësitë e bashkëpunimeve jashtë Kosovës dhe Shqipërisë dhe kjo na vën neve që të këmi sa më shumë ambicie për këtë profesion.

Duhet të punohet edhe më shumë në këtë drejtim dhe të ketë sa më shumë mundës e rrugë të hapura për modelet që do të hyjnë në këtë fushë. Së fundi jam duke punuar në portofolion tim në bashkëpunim me fotografin e njohur Arton Humolli dhe besoj që shumë shpejt do e përfundoj, gjë për të cilën kam punuar tash disa kohë. Planet e mia për të ardhmen do i bëj publike pas përfundimit të këtij portofolio”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.