Eko Higjiena

Elvana Shala – imazh i katalogut “100 vjet shtet shqiptar”

/ 2 minuta lexim

Ajo kishte provuar shumë fusha, si atë të modelimit, organizimit e madje edhe politikën, por si duket asnjëra nuk i kishte fjetur në zemër.

Edhe pse sukseset nuk i kishin munguar, ajo së fundmi ka vendosur që t`i hyjë botës së modelimit.

Elvana Shala, është vajza e cila është bërë imazh i katalogut “100 vjet shtet shqiptar”. Ajo në këtë katalog paraqitet me disa veshje autoktone shqiptare, dhe një fustan me motive kombëtare.

Para se të bëhej modele, Elvana Shala, në moshën 12 vjeçare kishte filluar si aktore dramash për fëmijë, me pas moderatore e eventeve për fëmijë që organizoheshin nga OJQ të ndryshme të Pejës, deputete e kuvendit të të rinjve të Pejës dhe përfaqësuese e Kosovës në Kongresin e parë për të rinj me nevoja të veçanta në Uells të Anglisë në vitin 2003.

Shala kishte zhvilluar setin e saj të parë fotografik në vitin 2009, foto të cilat mund ti gjeni në faqen e saj zyrtare në Facebook. Pas këtij seti, modelja Shala kishte parë së fytyra e saj është duke u pëlqyer nga shumë fotografë dhe media vendore, duke bërë kurioz që edhe shumë fotograf të tjerë të interesohen për të.

Hidromorava

Shala, thotë se në katalogun e saj që është përgatitur për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka bashkëpunuar me fotografin dhe modelin e njohur Franqesk Frrokaj.

Katalogu “100 vjet shtet shqiptarë”, është katalogu i parë që modelja ka pozuar. Port ajo nuk është e sigurtë se a do të vazhdojë punën si fotomodele.

“Nuk e di, ky është katalogu i parë për të cilin kam pozuar dhe i cili po pëlqehet teje mase nga të gjithë, mirëpo nuk e kam menduar nëse në jetën time do kem dhe një profesion shtesë krahas tyre që jam duke i studiuar politikës dhe gazetarisë, e në rast se kjo botë me tërheq më tepër kah vetja atëherë pse jo”, ka thënë Shala.

Nga ana tjetër fotografi Franqesk Frokaj thotë se Elvana ka kryer punën e saj njëjtë sikur shumë modele të famshme në Kosovë dhe se bukuria dhe karakteri që ajo posedon bënë që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen.