RCCOLA

Elseid Hysaj pranë kalimit tek Lazio

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Elseid Hysaj është një hap larg ëndrrës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shumë pranë transferimit të Lacio për vetëm 3 milion Euro. 19 -vjecari, kartoni i të cilit zotërohet nga toskanët ka ulur pretendimet për vlerën e kartonit.

Tani lacialët e kanë më të lehtë për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes për t’i shtuar një tjetër përforcim në krahun e djathtë të mbrojtjes trajnerit Petkovic.

Në rast se përfundon këtë operacion drejtori sportiv, Igli Tare do të shqiptarizonte Lacion me tre shqiptarë, pas Lorik Canës dhe Thoma Strakoshës.

Mobi Casa

Lidhur me këtë operacion të bujshëm ka folur edhe presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, i cili nuk përjashtoi faktin që Hysaj është shumë pranë Lacios por u shpreh se bardhekaltrit janë takuar me lojtarin vetëm dy javë më parë dhe negociatat ende nuk kanë lëvizur.

Në tratativat për të arritur marrëveshjen numri një i toskanëve nuk përjashtoi mundësinë e përfshirës së ndonjë lojtari nga skuadra e të rinjve të Lacios që do ishin një mundësi e mirë për t’i aktivizuar në skuadrën e parë të Empoli.