HW

Elseid Hysaj largohet nga Lazio, por mbetet në Serie A

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Elseid Hysaj është shumë pranë gjetjes së skuadrës së re, pasi Lecce po avancon negociatat për transferimin e mbrojtësit të krahut, i cili aktualisht është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Lazion.

Bisedimet mes palëve janë në zhvillim dhe klubi italian shpreson ta mbyllë marrëveshjen në ditët në vijim.

Mbrojtësi shqiptar i dha fund aventurës pesëvjeçare me Lazion këtë verë, duke u larguar si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.

Fundamenti

Sezonin e kaluar, 32-vjeçari u aktivizua në vetëm pesë ndeshje të Serie A, ndërsa gjatë pesë viteve të tij me klubin nga kryeqyteti italian regjistroi gjithsej 131 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asistime.

Nëse marrëveshja finalizohet, Hysaj do të vazhdojë karrierën në Serie A, ku do të sjellë eksperiencën e tij te Lecce, skuadër që synon të forcojë repartin defensiv për sezonin e ri.Përndryshe, ai do të bëhet bashkëlojtar me mesfushorin shqiptar Medon Berisha./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.