Elsa Lila: E lumtur në Afrikë

Këngëtarja Elsa Lila, ka kohë që është larguar nga Shqipëria dhe tani po jeton në Madagaskar, me bashkëshortin dhe vajzën e saj Evita.
Vogëlushja erdhi në jetë në 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe emri i saj vjen si një homazh për nënën që aq shumë i ka munguar këngëtares.
Veç mrekullisë me emrin Evita, këngëtarja është shumë e lumtur edhe me njeriun e zemrës, Alessandron, takimi me të cilin ka qenë sa i veçantë aq edhe romantik.Në një rrëfim për “Shqip”, Lila ka folur për jetën e saj të lumtur me vogëlushen e bukur dhe qëndrimin mes Afrikës e Italisë.
Përsa i përket karrierës muzikore, Elsa Lila ka premtuar se shumë shpejt do të sjell një këngë të re.