RCCOLA

Elly’, ana e bukur e Kombëtares

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Duke qenë hiq më pak se 1.80 metra e gjatë, anëtarja e Kombëtares shqiptare, Ellvana Curo, ka arritur të zgjojë kërshërinë e publikut futbolldashës. Futbollistja që luan në Australinë e largët, vlerësohet për duelet e saj të shumta me futbolliste kundërshtare, veçanërisht në ajër, të cilat pak herë di t’i humbas.

Curo, 21-vjeçare, në një intervistë ndryshe për Tribuna, rrëfen për ‘të pathënat’ e saj, duke vënë në pah sensualitetin e saj.

Mobi Casa

Me trupin dhe bukurinë e saj, ajo lirshëm mund të merrte pjesë në konkurse bukurie, mirëpo Curo nuk e ndërron me asgjë topin e futbollit. Ajo tani luan me South Melbourne dhe me Kombëtaren shqiptare të femrave, për të cilën ndihet shumë krenare.

Ellvana, e njohur ndrysh edhe si ‘Elly’, nuk e ka problem udhëtimin shumë-orësh nga Australia për të luajtur me Kombëtaren ‘kuqezi’, ndërsa meshkujt mund t’i gëzohen lajmit se ajo është ende ‘single’.(Tribuna)