Mobi Casa

Ellis: Rreziku nga ndarja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mark Ellis, analist ndërkombëtar, njëherësh, drejtor i Asociacionit Ndërkombëtar të Avokatëve ka deklaruar se ekziston rreziku për ndarjen e veriut nga Kosova.
Ellis, në një intervistë për Evropën e Lirë thekson se shteti i unifikuar, me veriun e integruar do të ishte gjëja më e mirë për Kosovën.

“Mendoj, se fatkeqësisht ekziston rrezik i theksuar për ndarje. Dhe them fatkeqësisht sepse mendoj se shteti i unifikuar, me veriun e integruar është gjëja më e mirë për vendin. Por, fakt është se kur shikoni shumicën e serbëve në pjesën veriore, ata thjesht refuzojnë qeverisjen e Prishtinës”, tha Ellis.

Ellis ka theksuar se është më vështirë të ketë dialog, kur është një president që nuk e njeh legjitimitetin e Kosovës si shtet. Megjithatë, ai tha se dëshira e Serbisë që të integrohet në BE do të bëjë që të kërkohet nga ajo të jetë shumë më e hapur në planin afatgjatë për vazhdimin e dialogut.

FIDANISHTJA

“Mendoj se është më vështirë tash të zhvillohet një dialog, derisa kemi deklarata nacionaliste të qeverisë së re të Serbisë. Por, besoj se ekziston një trend më pozitiv, që e kemi parë në vitet e fundit, i cili sugjeron se në planin afatgjatë, Serbia duhet ta pranojë legjitimitetin e Kosovës, duhet ta pranojë Kosovën si fqinje dhe është më mirë që të ketë këso lloj raportesh.

Mendoj se kjo do të ngadhënjejë në planin afatgjatë. Por, në planin afatshkurtër do të kemi lëkundje për shkak të pozicionit aktual të qeverisë serbe kundrejt Kosovës”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.