Uji Dea

Eliza ka nevojë për para

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Aktorja Eliza Dushku dhe pronari i një lokali në SHBA Leo Keka, kanë një të përbashkët: të dy me krenari e kanë përqafuar trashëgiminë e tyre shqiptare.

Ajo mban tatuazh flamurin kombëtar në kurrizin e saj, ndërsa ai lokalit të tij i vuri emrin e vendit të tij, prej nga ishte larguar prej dy dekadash.
Leo, këtë të shtunë, në lokalin e tij me emrin ”Alba”, organizon mbrëmjen e quajtur “Një natë nën yjet shqiptare”.

Eco Higjiena

Në këtë festë, hyrja kushton 100 dollarë dhe ata ftojnë të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me para për dokumentarin që Eliza Dushku po përgatit për Shqipërinë.

Elizës i duhen edhe 60.000 dollarë deri me 8 korrik, për të përfunduar punimet e të gjitha filmimeve që ajo bëri në Shqipëri para një viti.
Në dokumentarin e saj, Eliza kthen kamerën tek bukuria dhe pasuria kulturore e Shqipërisë./Indeksonline/