Eliza Hoxha, në “Parlament…”

Këngëtarja Eliza Hoxha, është nominuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Memli Krasniqi për anëtare të Parlamentit Kulturor Evropian (European Cultural Parliament – ECP), bashke me Veton Nurkollarin.
E drejta për të nominuar dy anëtarë nga Kosova është bërë sipas kërkesës që zyrtarët e ECP-se i kanë bërë ministrit Krasniqi pas pjesëmarrjes së tij në sesionin vjetor të njëmbëdhjetë me radhë të këtij institucioni, që u mbajt vitin e kaluar në Berlin.
Nominimet e Ministrit Krasniqi janë pranuar menjëherë nga drejtuesit e Parlamentit Kulturor Evropian. Anëtar i vetëm nga Kosova i ECP-së deri më tash ka qenë Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, njofton MKRS përmes një kumtese për media.
European Cultural Parliamnet është një forum i personaliteteve të ndryshme të kulturës dhe artit nga Evropa, që synon të rrisë bashkëpunimin kulturor në Evropë. /Indeksonline/