Fundamenti

Eliza Dushku shpreh brengen pas ngjarjeve në Boston

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushku ka shprehur brengën e saj pasi ka parë xhirimet televizive të betejës së fundit në qytetin e saj të lindjes. Në ato xhirime janë parë policët duke ndjekur të dyshuarit e bombardimeve të ditëve të fundit, momente këto të cilat e kanë prekur shpirtërisht edhe aktoren shqiptare.

“Nuk mund të jetë më afër shtëpisë se kaq. Watertown… Qyteti im. Zot, të lutem, çdokush të jetë i sigurt atje. Watertoën Pd (departamenti i policisë) të gjithë lutemi për ju… E lindur & e rritur në Watertown. Familja ime e bukur është aty. 20 bllok kërkime/CNN saktësisht në të njëjtën lagje ku jam rritur unë, shtëpia ime – nuk mund të besoj…”, ka shkruar Eliza në mesin e shumë postimeve në rrjetin social ‘Twitter’.

KKVITI

Eliza ka lindur dhe është rritur në Boston, përkatësisht në qytetin Watertown, vend ku ende jeton familja e saj.