Hidromorava

Eliza Dushku në “The Scribbler”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Michelle Trachtenberg (“Gossip Girl”) dhe Eliza Dushku (“Dollhouse”) do të shihen përsëri së bashku qëkurse ishin paraqitur në filmin e Joss Whedonit, “Buffy the Vampire Slayer”.

Ato tani do të luajnë filmin e ri me emrin “The Scribbler.”

Filmi i prodhuar nga “New Artists Alliance” do të fillojë prodhimin gjatë kësaj jave në LA.

Në “Scribbler” luajnë edhe aktorja Katie Cassidy (“Taken”), e cila do të luajë rolin e Sukit, një gruaje të re e cila përpiqet të bëjë shkatërrime të shumëfishta të njerëzve duke bërë një makinë eksperimentale të njohur si “The Siamese Burn”.

The Scribbler është njëri nga katër filmat që janë bashkë-prodhuar në mes të “New Artist Alliance, një kompani e specializuar për filma me buxhet të ulët dhe “ Caliber Media”.

Mobi Casa

Dy këto kompani edhe më parë kanë prodhuar filma së bashku, shkruan gazeta Express.

Në film po ashtu luan edhe Garret Dillahunt (“Winter’s Bone”), Gina Gershon (the upcoming “Killer Joe”), Michael Imperioli (“The Lovely Bones”), Billy Campbell (AMC’s “The Killing”) dhe aktorja e filmave për të rritur (porno) Sasha Grey (“The Girfriend Experience”).

Dushku është e njohur për punën e saj me regjisorin që ka bërë edhe regjinë e “The Avengers”, Joss Whedom. Ajo luan rolin e Faith në filmin e tij “Buffy the Vampire Slayer” dhe në filmin “Angel”, para se të luante rolin kryesor në”Dollhouse”.

Trachtenberg luan bashkë me Duskun në “Buffy”, i cili ishte një serial që zgjati nga viti 2000 deri më 2003.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.