Hidromorava

Eliza Dushku me dokumentarin: E dashur Shqipëri

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Unë kam qenë gjithnjë kurioze dhe e hipnotizuar nga misteret e tua.

Unë jam një shqiptare e Amerikës nga Bostoni. Gjyshërit e mi migruan në Amerikë në vitet 1940 dhe u larguan nga kjo jetë përpara se unë të lindja.

Babai im më ka mësuar të jem krenare për gjakun tim shqiptar dhe tani është koha për mua që të zbulojë përsenë…”

Kështu nis dokumentari me titull “E dashur Shqipëri”, që Eliza jonë ka përgatitur për Shqipërinë, një dokumentar që do t’i fusë ethet turizmit në vazhdim. Një përmbledhje e shkurtër e udhëtimit të saj të gjatë që do t’i shtojë kuriozitetin vizitorëve të shumtë. Një video që vetëm deri një orë pas postimit që ajo bëri në profilin e saj në Facebook, fitoi me mijëra vizitorë, raporton portali LajmeShqip.

Eco Higjiena

Sipas deklarimit të Elizës, ku i fton të gjithë ata që kanë mundësi, ta ndihmojnë realizimin e projektit dhe të sigurohen së paku 60,000 USD. Faqen e projektit mund ta vizitoni në këtë link.

Një mesazh i mrekullueshëm, një Elizë që merr pasaportën shqiptare në sy të të gjithë atyre që mund të mos kenë dëgjuar ndonjëherë për Shqipërinë.

Nga sot Eliza është një ambasadore e vërtetë e Shqipërisë në mbarë botën. Eliza, Faleminderit!