UBT

Elitarët kthehen nga Shqipëria me tre garues kampion

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Klubi i Karatesë “Elita” nga Gjilani po vazhdon rrugëtimin e saj të suksesit pasi karateistët e saj më 17 nëntor ka marrë pjesë në dy turnirë të mbajtura në Shqipëri:Turnirin “Tirana Open 2013” dhe Turnirin “Kupa e Elbasanit 2013”.

Klubi “Elita” ka marrë pjesë me gjithsej 8 garues, 4 garues kanë marrë pjesë në “Tirana Open” që është mbajtur në Tiranë dhe 4 garues kanë marrë pjesë në kupën e Elbasanit që është mbajtur në Elbasan.

Trajneri i klubit Xhevat Shabani tha se garuesit e “Elitës” kanë treguar sukses në këto gara për arsye se kemi treguar një cilësi dhe profesionalizëm të lartë. “Elita” në këto gara ka marrë pjesë me 8 garues dhe ka fituar gjithsej 8 medalje prej tyre: 3 vende të para, 3 vende të dyta dhe 2 vende të treta.

FIDANISHTJA

Përfaqësuesi i klubit të “Elitës” Bashkim Byqmeti tha se elitarët në këto gara kanë shkëlqyer pasi që kanë arritur të marrin medalje secili garues, 8 garues, 8 medalje. “Jemi kthyer me tre kampion nga Shqipëria, ky është një rezultat i mirë që tregon se KK “Elita” po vazhdon suksesin gjatë gjithë vitit 2013” tha Byqmeti.

Garuesit që kanë fituar medalje në këto turnire janë :Turniri “Tirana Open 2013” (4 garuees):

Fortesa Orana, vendi i parë (kumite);
Ariana Byqmeti, vendi i dytë (kumite);
Meriton Byqmeti, vendi i dytë (kumite);
Flaka Halili, vendi i tretë (kumite);
Turniri “Kupa e Elbasanit 2013” (4 garues):
Puhiza Halili, vendi i parë (kumite);
Lendrit Behluli, vendi i parë (kumite);
Puhiza Halili, vendi i dytë (kata);
Nart Shehu, vendi i tretë (kumite)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.