UBT

Elitarët e Gjilanit shpallen dy herë kampion në turnirin “Xhevat Makolli”

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Klubi i Karatesë “Elita” ka marr pjesë në Turneun e XIII memorial “Xhevat Makolli” i cili është mbajtur të shtunën në Prishtinë dhe ka fituar 30 medalje prej tyre 6 vende të para (medalje të arta), 10 vende të dyta (medalje të argjendta), 14 vende të treta (medalje të bronzta) dhe i ka fituar hiq më pak se 820 poena.

Klubi i Karatesë “Elita” me suksesin që ka treguar në këtë turnir, ka rrëmbyer dy çmimet më të rëndësishme, siç janë: Klubi më i suksesshëm i turnirit (shpërblehet me kupë) dhe
Klubi më masovik i turnirit (shpërblehet me kupë).

Këto çmime janë shumë të rëndësishme dhe tregojnë se në klubin e karatesë Elita është duke u bërë një punë e madhe prej grupmoshave më të vogla deri në atë sendor thotë Bashkim Byqmeti.

Bashkim Byqmeti thotë se garuesit e elitës u treguan më të mirët në këtë turnir duke treguar profesionalizëm dhe disiplinë të lartë, për këtë arsye edhe nuk munguan rezultatet që arritën duke u shpërblyer me dy kupa që janë shumë të rëndësishme për klubin. Garuesit që kanë fituar medalje janë-Vendet e para (medalje e artë):

Art Rexhepi, vendi i I (kumite) 10-11 vjeç -34 kg,
Gonxhe Halimi, vendi i I (kata) 10-11 vjeç,
Gramos Nuhiu, vendi i I (kumite) 10-11 vjeç -38 kg,
Ariana Byqmeti, vendi i I (kumite) 12-13 vjeç -43kg,
Fortesa Orana, vendi i I (kumite) 16-17 vjeç +57k,
Ardit Halimi, vendi i I (kata) 16-17 vjeç.

UBT

Vendet e dyta (medalje e argjend):

Auron Hajrullahu, vendi i II (kata) 7 vjeç,
Eduard Behluli, vendi i II (kata) 8 vjeç,
Altina Ajeti, vendi i II (kata) 9 vjeç,
Omer Sahiti, vendi i II (kata) 10-11 vjeç,
Omer Sahiti, vendi i II (kumite) 10-11vjeq-38 kg,
Flaka Halili, vendi i II (kumite) 12-13vjeq -52 kg,
Fortesa Orana, vendi i II (Kata) 16-17 vjeç,
Meriton Byqmeti, vendi i II (kata) 16-17 vjeç,
Meriton Byqmeti, vendi i II (Kumite) 16-17 vjeç -61 kg,
Valdrin Rashiti, vendi i II (Kumite) senior -67 kg.

Vendet e treta (medalje e bronztë):

Jusuf Sahiti, vendi i III (Kata) 7 vjeç,
Jusuf Sahiti, vendi i III (Kumite) open 7 vjeç,
Eduard Behluli, vendi i III (Kumite) open 8 vjeç,
Jasin Sahiti, vendi i III (Kumite) open 8 vjeç,
Altina Ajeti, vendi i III (Kumite) 9 vjeç,
Lundrit Rashiti, vendi i III (Kata) 10-11 vjeç,
Art Rexhepi, vendi i III( Kata) 10-11 vjeç,
Gonxhe Halimi, vendi i III (Kumite) 10-11 vjeç -34 kg,
Flaka Halili, vendi i III (Kata) 12-13 vjeç,
Ariana Byqmeti, vendi i III (Kata) 12-13 vjeç,
Tahir Ajvazi, vendi i III (Kumite) 14-15 vjeç +70 kg,
Tahir Ajvazi, vendi i III( Kata) 14-15 vjeç,
Ardit Halimi, vendi i III (Kumite) 16-17 vjeç -55 kg,
Liridon Fejzullahu, vendi i III (Kumite) senior -60 kg./rajonipress/