United Hospital

Elita e pasuron vitrinën e saj edhe me 15 medalje të reja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani po vazhdon rrugëtimin e saj të suksesit pasi karateistët e saj janë duke i treguar vlerat e tyre të larta në çdo garë ku po marrin pjesë, duke shpërfaqë cilësitë e tyre të jashtëzakonshme, duke arritur rezultate kulminante e duke rrëmbyer medalje të shumta.

Edhe këtë të diele, KK Elita me garuesit e saj, ka marr pjesë në kampionatin individual të Karatesë i cili është mbajtur në Prishtinë, ku pati paraqitje shumë të mirë , me këtë rast ka fituar 15 medalje prej tyre, 4 vende të para (medalje të arta), 5 vende të dyta (medalje të argjendta), e 6 vende të treta (medalje të bronzta) dhe i ka fituar hiq më pak se 860 poenë.

Kryetrajneri i Klubit të Karatesë Elita, Reshat Halili tha se garuesit e këtij Klubi treguan një profesionalizëm dhe disiplinën të lartë dhe për këtë arsye edhe nuk munguan rezultatet e arritura.

Halili tha se Klubi i Karatesë Elita po vazhdon suksesin e saj dhe me hapa të sigurt po shkon drejtë përmbylljes së vitit me rezultate të jashtëzakonshme që do ta kenë përlakmi klubet e karatesë në rajon dhe në Europë.

Eco Higjiena

Garuesit që kanë fituar medalje janë :Vendet e para (medalje e artë): Puhiza Halili, (kumite)
Auron Hajrullahu, (kata), Eduard Behluli, (kata), Ariana Byqmeti, (kumite).

Vendet e dyta (medalje e argjend): Jusuf Sahiti, (kata), Omer Sahiti, (kata), Puhiza Halili, (kata),
Gonxhe Halimi, (kumite), Valdrin Rashiti, (kumite).

Vendet e treta (medalje e bronztë): Nart Shehu, (Kumite), Omer Sahiti, (Kumite), Lundrit Rashiti, (Kumite), Gonxhe Halimi, (Kata), Flaka Halili, (Kuite), Ariana Byqmeti, (Kumite)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.