Eko Higjiena

Eliminohet rrjedha e ujit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pas kërkesës që i kishte adresuar Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencës dhe Kompanisë KRU- Hidromorava lidhur me rrjedhën e ujit përbrenda Shtëpisë së Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti kanë arritur ta eliminojnë këtë problem e cila kishte paraqitur problem serioz përbrenda kësaj shtëpie.

“Rrjedha e ujit paraqiste rrezik brenda Shtëpisë së Kulturës, duke kaluar në katin përdhes ku edhe janë stabilimentet elektrike, duke dëmtuar muret dhe kështu duke krijuar pasiguri për jetën e njerëzve” u shpreh përgjegjësi i kësaj shtëpie Hetem Kurteshi.

Mobi Casa

Me ndihmën e kompanisë “KRU-Hidromorava” është ndërprerë rrjedhja e ujit nga një gyp i ujësjellësit i cili kalonte rreth rrugës njëkaheshe, pranë Shtëpisë së Kulturës dhe atë nga krahu i djathtë duke hyrë në brendësi të kësaj shtëpie.

Kjo rrjedhje konsiderohej si problematike nga zyrtarët e Shtëpisë së Kulturës pasi që rezultonte me dëmtime dhe rreziqe serioze brenda saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.