Eko Higjiena

Eliminimi i deponive të mbeturinave Gjilanit i kushton 15 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se kanë përgatitur një plan ideor për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave e cila komunës i kushton hiq më pak se 15 mijë euro.

Drejtoria e Inspeksionit Komunal ka përgatitur një plan ideor ku pritet të angazhojë edhe kompaninë “Higjiena” për të eliminuar mbeturinat e ndryshme që përfshijnë mbeturina të karakterit ndërtimor, bujqësor etj.

Ismet Hajdini drejtor i inspeksionit komunal tha për rajonipress se inspektorët e ambientit në bashkëpunim me kompaninë e mbeturinave “Higjiena” pritet të ndërmarrin një aksion për eliminimin e deponive të mbeturinave që shkaktohen nga qytetarët e pandërgjegjshëm. ”Ne nuk do të lejojmë tutje degradimin e ambientit të cilat paraqesin pamje jo të mira mjedisore. Ne për çdo ditë jemi në teren dhe po identifikojmë deponitë ilegale të mbeturinave, lokacionin e tyre, llojin, sasinë e mbeturinave si dhe mënyrën e eliminimit të tyre”.

Hidromorava

Hajdini tha se nga vizita e inspektorëve të ambientit është konstatuar se lloji i mbeturinave të hedhura nëpër lokacione të ndryshme kryesisht është i karakterit ndërtimor e më pak i amvisërisë.

Aksioni që pritet të merret në vijim sipas Hajdinit ka për qëllim të përmirësojë gjendjen mjedisor si dhe të ndikojë në vetëdijesimin e popullatës për ruajtjen e mjedisit .

Inspektorët e mjedisit kanë hartuar një plan ku parashihet intervenimi në disa lagje të mëdha të qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.