Fidanishtja

Eli Fara: Pa hijen e një mashkulli

/ 2 minuta lexim

Këngëtarja Eli Fara, ka qenë ”single” që kur u nda me bashkëshortin e saj, të parin mashkull që kish njohur e që u bë babai i vajzës.

Në fillim ishte një aventurë, por më pas këngëtarja e ka ndjerë se rritja e vajzës pa hijen e një mashkulli nuk ishte dhe aq e lehtë.
“Është bukur kur bebja jote është e bukur, e vogël, kur çdo gjë që i afron e bën të lumtur… të paktën kështu mendon mamaja. Kur bebja rritet një ditë pa e kuptuar, të zë paniku dhe të qenit single nuk është më bukur”, ka rrëfyer ajo per mediat shqiptare.

Tani Marina është rritur, Eli ia ka dalë të jetë një mama single model, por gjëja më e keqe e kesaj, sipa kengetares eshte “ta lësh fëmijën tënd pa hijen e mashkullit, edhe pse nuk është babai i saj”.

Mobi Casa

Eli ka treguar se jane prinderit e saj ata qe brengosen me se shumti per statusin e saj civil, ndersa duket se edh ajo vete nuk mendon te vazhdoje të jete mama single pergjithmone, duke u pergjigjur shkurt:
“Mam? Gjithë jetën! Single? Nuk do të jem…”

Ajo vërteton mendimin se asnjëherë nuk është vonë për të menduar për një burrë në krah. Aq më tepër një grua e hijshme dhe e këndshme si Eli Fara.