Elhaida fiton “Top Fest 9”
Elhaida Dani me këngën “S’je më” e ka fituar edicionin e nëntë të “Top Fest”. Përveç çmimit kryesor, ajo fitoi edhe çmimin për artistin e ri më të mirë.
Këngëtarja Argjentina Ramosaj me këngën “Si shiu” konsiderohej favorite për çmimin kryesor të këtij festivali, megjithatë asaj iu nda vetëm çmimi për baladën më të mirë.
Nata finale e ndarjes se çmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ndërsa spektakli ishte i mbushur me befasi dhe performancat më të mira të festivalit.
“Jam shume e lumtur, nuk e prisja aspak çmimin e madh. Falënderoj krijuesit e këngës time, familjen time, organizatorët, publikun. Kjo këngë u dedikohet të gjithë atyre personave që nuk i shkojnë deri në fund një gjëje”, ka deklaruar Elhaida pas fitores, ndërsa transmeton Top-Channel.
Një nga favoritet ishte edhe Besa Kokëdhima me këngën “Fishekzjarre”, por ajo u desh të kënaqej me çmimin Top Albania Radio.
Çmimet tjera të ndara në natën finale:
Best Female – Xhensila Myrtezaj
Best Pop – Erik Lloshi
Best Balade – Argjentina Ramosaj
Best Male – Adrian Lulgjuraj
Top Albania Radio – Besa Kokedhima
Best Group – grupi “Burn’
Best Rock Alernative – Nita Latifi
Best Hip-Hop & RnB – Stresi dhe Xheraldina
Çmimi i Internetit – Klajdi Haruni
Best New Artist – Elhaida Dani