Elena u bë me zor mundëse, tash dominon botën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Londër – Vëllai Viktori e kishte regjistruar Elena Pirozhkovan në ekipin e mundjes të shkollës, pasi kishte nevojë për t’u mbushur numri. Amerikania me origjinë ruse, ishte përplasur disa herë për dysheme, por pati arritur t’i fitojë ca pikë për ekipin e shkollës.

Kjo përplasje në fund iu shpagua Elenas, e cila nisi rrugëtimin e saj në mundje për të arritur deri në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.

UBT

Pirozhkova është njëra prej mundëseve të pakta që mund t’ia vështirësojë punën japonezes Kaori Icho për medaljen e artë olimpike, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

“Vëllai im ka meritat më të mëdha. Ai më futi në ekip edhe pse isha femër. Madje edhe kur më përplasnin, ai më motivonte dhe më thoshte ‘mundohu të fitosh të paktën një pikë për shkollën'”, thotë Pirozhkova. “Po të mos i kishte thënë këto fjalë, sigurisht se do të kisha hequr dorë dhe nuk do të kisha bërë karrierë sportive. Falë tij, tash jam olimpiste”.koha