Fundamenti

Elektorati e ndëshkoi LDK-në për mos reformim

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Femra më e votuar në Kosovë dhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka edhe një arsye pse kjo parti nuk doli e para në Kosovë.

Eco Higjiena

“Për më tepër, besoj se edhe neve na është dhënë një mesazh se pritjet nga elektorati kanë qenë për reforma më të thella dhe më të shpejta dhe tani LDK duhet patjetër që t’i marrë parasysh këto pritje….Fundja, përkrahja që kam marrë nga gati çdo i katërti votues i LDK’së, tregon se pritshmëritë e tyre për reforma mbështeten pikërisht në gjeneratën tonë”, ka thënë ajo për Deutsche Welle.