GRANDEMALL

Elda Bunjaku fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë “Lyra Fest”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Elda Bunjaku me këngën “Bota e Patit” me tekst e orkestrim të Kushtrim Jakupit, është fituese e Festivalit të Këngës për Fëmijë “Lyra Fest”, i cili edhe këtë herë është mbajtur në Gjilan e në të cilin kanë marrë pjesë 17 këngë, të kënduara në Palestrën e Sporteve që ishte e mbushur përplot.

Çmimin e dytë e kanë ndarë këngët “Det o det” e kënduar nga Leart Shabani dhe kënga “Kanarina” e kënduar nga Adea Latifi, derisa vendin e tretë e zuri Blendi Kastrati me këngën “Prindërit e mi”.

Këngët më të mira janë përzgjedhur nga juria profesionale në përbërje Sami Piraj (kompozitor), Shqipe Halili (redaktore e muzikës) dhe Xhentian Jetishi (profesor i solokëndimit).

Eco Higjiena

Edhe juria “Lyra” në përbërje Kaona Sylejmani (aktore), Anila Aliu (pianiste) dhe Elona Sadiku (kompozitore) çmimin special i ka ndarë solistes Vjollca Osmanit që këndoi këngën “Vallëzo”.

Çmime morën edhe Triola Jakupi me këngën “Kësulëkuqja” për paraqitjen më të mirë skenike, Era Mustafa me këngën “Indiani në Kosovë” që mori çmimin e festivalit, Elona Alshiqi me këngën “Unë dhe deti” që mori çmimin e publikut, Elmedina Vokshi – “Pranvera” si solistja më e re, Orges Morina – “Përvjet rritem” solisti më i ri dhe Lisa Latifi me këngën “Alla-alla portokalla” që mori çmimin “Reifeisen”.

Festivali është udhëhequr nga moderatori Fatmir Spahiu, i përkrahur edhe nga moderatoret e vogla Kaona Sylejmani, Anila Aliu dhe Elona Sadiku.
Edhe këtë vit Festivali i Këngës për Fëmijë “Lyra Fest” ka gjetur përkrahjen e zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.