Eko Higjiena

Ekzekutohet pop këngëtarja pakistaneze

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Islamabad- Një këngëtare e muzikës pop, e cila ka sfiduar ligjin e talebanëve kundër muzikës dhe kërcimit, u ekzekutua mbrëmjen e së hënës, sapo doli nga një sallon bukurie.

Ylli i Pakistanit, Ghazala Javed, 24 vjeçe, u qëllua nga një motoçiklist, i cili qëlloi drejt makinës ku ajo ndodhej bashkë me të atin, i cili gjithashtu vdiq.

Eco Higjiena

Policia tha se i dyshuar ishte ish-bashkëshorti i këngëtares, pasi i kishte kërkuar divorcin sapo kishte mësuar se i shoqi kishte të paktën një grua tjetër. Kërkesa e saj ishte e pazakontë për zonën konservatore ku jetonte dhe quhej çnderim për të shoqin.

Sipas CNN, ajo u qëllua me gjashtë plumba dhe më pas u deklarua pa jetë në spitalin e Peshauarit, bashkë me të atin.