ARKATANA

Ekzekutivi plotëson kriterin kryesor për nisjen e “Rrugës 6”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Qeveria beson të ketë plotësuar njërin prej kushteve të përcaktuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për të marrë dritën e gjelbër për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit, që ndryshe njihet si “Rruga 6”.

Ministri i deritashëm i Financave, Bedri Hamza, në ditën e largimit të tij nga posti ka bërë të ditur se fondi i rezervës shtetërore është mbi 300 milionë euro. Ky fond ka qenë njëri ndër kushtet, të cilat FMN-ja ia pati kërkuar Qeverisë së Kosovës në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria buxhetore pas inicimit të punëve në autostradën e dytë të vendit.

GRANDEMALL

“Viti 2012 është përmbyllur me bilanc bankar mbi 300 milionë euro, që është më shumë sesa pritjet reale”, ka thënë të martën ministri i dorëhequr i Financave, Bedri Hamza, shkruna koha.

Me kërkesë të FMN-së, ekzekutivi pati përfshirë një nen të veçantë në buxhetin e vitit 2013, në të cilin parashihen kriteret e pranueshme për fillimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.