ARKATANA

Ekstremizmin e sollën organizatat e huaja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, i ka akuzuar disa organizata të huaja për sjelljen e ekstremizmit fetar në vend.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se shkaku i neglizhencës dhe papërgjegjësisë së disa institucioneve shtetërore disa organizatave të huaja dhe disa individëve u është lejuar të zhvillojnë aktivitete fetare në vend pavarësisht prej kundërshtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

Sipas tij, për 13 vjet BIK-u i ka ftuar institucionet vendore të shikojnë se kush po hyn në Kosovë dhe çfarë aktiviteti po zhvillon.

Uji Dea

Sipas Tërnavës, roli i BIK-ut për zvogëlimin e ekstremizmit ka qenë i madh. Myftiu Tërnava u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë të bëjnë një fushatë të qetë zgjedhore në këtë muaj të Ramazanit dhe të mos fyejnë dhe shajnë njëri-tjetrin.

Ndërsa ka edhe një kërkesë për politikën në Shqipëri: “Do t’i ftoja institucionet shqiptare që mos t’i mbajnë zgjedhjet në ditën e festës së Bajramit, por ta shtyjnë këtë datë edhe për një javë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.