GRANDEMALL

Ekspozitë arti në nderim të rolit të Kanadasë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Halifax, NS, Canada-Në shenjë falënderimi për angazhimin e vazhdueshëm të Kanadasë dhe popullit kanadez në përkrahje të Kosovës dhe popullit shqiptar, Fondacioni Bislimi Grup në bashkëpunim me Galerinë e Artit Alderney Landing në Halifax prezantojnë ekspozitën e artit figurativ me punime nga nxënësit e shkollës Abaz Ajeti të Gjilanit të titulluar “Kosova Falënderon Kanadanë.”

Hapja solemne e ekspozitës do të bëhet me 30 Gusht 2012 në ora 19:00 në Galerinë e Artit Alederney Landing, ku përveç zyrtarëve të ndryshëm të qytetit të Halifaxit dhe atyre qeveritarë të Kanadasë dhe Provincës së Nova Scotia-s, nga Kosova do të merr pjesë Zëvendës Ministri i Kulturës, Hajdin Abazi, i cili edhe do të mbajë fjalën e rastit. Abazi do të jetë në Halifax, Canada së bashku edhe me artistin Xhevat Latifi dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Bislimi Grup, Halit Bislimi.

Përveç hapjes solemne të ekspozitës Abazi do të ketë një sërë takimesh me zyrtarët më të lartë të qeverisë së Nova Scotia-s, duke përfshirë këtu Ministrin e Kulturës, Prerya, Ministren e Arsimit, znj. More, etj. Abazi po ashtu do të ketë një vizitë zyrtare edhe në bazën ushtarake të Forcave Kanadeze në Greenëood, NS, ku janë pritur mase 5,000 refugjatë të Kosovës gjatë luftës që kanë ardhur në Kanada. Shumica e tyre, sot e quajnë Kanadanë atdhe të dytë.

Përpos ekspozitës, Xhevat Latifi, artist i fjalës së shkruar, poet, dhe fitues i një sërë çmimesh artistike e letrare (si psh. Pena e Flakës (2011), Poezia më e Mirë (Muza e Agimit, 2010), Poezia më e Mirë (Flakadani i Karadakut, 2009) e shumë të tjera), do të paraqitet me poezinë e tij “Më thuaj një fjalë të mirë” të përkthyer në Anglishtë, në Tabloidin Ndërkombëtar të Poezisë, takim ky i poetëve nga shumë vende të botës, që do të mbahet në Halifax, NS, gjithashtu.

FITORJA

Paraqitja e Latifi në një takim poetik ndërkombëtar shënon performancën e parë të një poeti nga Kosova në Kanada. Latifi, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe autor i disa vëllimeve me poezi në shqip, do të ketë edhe disa takime të rëndësishme me botues ndërkombëtar këtu në Halifax nga të cilat pritet të arrihet një marrëveshje për botimin në anglishtë të një antologjie të poezisë moderne shqiptare, e cila do të distribuohej ndërkombëtarisht.

Faton Bislimi, themelues dhe president i Fondacionit Bislimi Grup thotë se “arti është një mënyrë e vaqantë e lidhjes në mes popujve dhe vendeve. Andaj, fondacioni ynë ka punuar për muaj të tërë në realizimin e këtij projekti dhe besojmë që në të ardhmen do të ketë projekte të ngjashme edhe nëpër vende tjera.” Kurse, Farmer, drejtoreshë e Galerisë së Artit që ndihmoi në realizimin e këtij projekti thotë se “kjo është një mënyrë shumë e mirë dhe efikase për ndërtimin e një imazhi sa më të mirë për shtetin e ri.”

Ky projekt është përkrahur financiarisht nga Komuna e Gjilanit dhe Fondacioni Bislimi Grup./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.