RCCOLA

Eksperti i arsimit për largimin e nxënësve: Ka dështu sistemi i arsimit, po vritet e ardhmja e këtij populli

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sipas të dhënave që janë raportuar nga shkollat, në vitin shkollor 2021/2022 730 nxënës janë larguar nga shkollat. Kështu kanë konfirmuar nga MASHTI për Indeksonline.

Eksperti i njohur për çështje të arsimit, Halim Hyseni në një prononcim për Indeksonline thotë se kjo është një anomali, derisa kërkon punë shtesë në institucionet tona edukative arsimore për t’i mbajtur nxënësit nëpër shkollat e Kosovës.

Hyseni thekson se duhet reflektuar dhe vepruar që nxënësit mos t’i largojmë por të krijohet kushte që ata të rrijnë.

“Kjo për mua është anomali sepse ne kemi nevojë që nxënësit t’i kemi në institucionet edukative arsimore. Kështu që çdo masë, sado që fëmijët të bëjnë shkelje ata kanë nevojë për edukim të mirëfilltë. Atëherë hasim në vështirësi në procesin e edukimit dhe të arsimimit të fëmijëve tanë. Kërkohet punë shtesë në institucionet tona edukative arsimore. Më së lehti është të thuhet “jashtë” por kjo nuk është zgjidhje. Për mu institucionet e tilla duhet të mbyllen. Është e vrazhdë por nëse mendojmë për të ardhmen e këtij vendi, për një shtet ligjor me qytetarë të shekullit 21 ne duhet të reflektojmë se si veprojmë dhe nxënësit mos t’i largojmë por duhet krijuar kushte që ata të rrijnë. Jam kundërshtar i të gjitha këtyre veprimeve. Por kjo nuk është rezultat i gjendjes së tashme, e kemi trashëgimi që 20 vite. Të gjitha strategjitë e hartuara kanë dështuar. Është trashëgimi jashtëzakonisht e keqe“, thotë Hyseni për Indeksonline.

Uji Dea

Hyseni pohon që sistemi arsimor në Kosovë ka dështuar dhe me këtë po vritet e ardhmja e këtij populli.

Kështu, sipas tij, po ndodh edhe ikja e nxënësve dhe të rinjve nga vendi, pasi këtu nuk shohin perspektivë.

“Çështja me kruciale për shikimin e perspektives së njerëzve është sistemi i edukimit dhe arsimimit. Sistemi i dobët i edukimit dhe arsimimit është një ndër faktorët kryesor që njerëzve u zbehet perspektiva, dhe kur zbehet perspektiva humbin idealet, zhduket idealet dhe për atë edhe nxënësit dhe të rinjtë dalin jashtë.

Sigurisht që ka efekte edhe tjera, mosfunksionimi i ligjit, gjendja ekonomike, por për mua më me rëndësi, faktori kryesor është gjendja jo e mirë e sistemit të edukimit dhe arsimimit në Kosovë dhe Shqipëri. Për fat të keq këto sisteme kanë dështuar dhe po vritet në një mënyrë shumë të madhe e ardhmja e këtij populli”, thotë Hyseni./Indeksonline/