Uji Dea

Eksperti amerikan: Trumpi mund t’i japë peshë më të madhe Serbisë, por s’do ta braktisë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një intervistë ekskluzive për “Zërin”, eksperti amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka folur për rolin e Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë – Serbi, qasjen e mundshme të administratës së Trumpit ndaj Kosovës dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ben-Meir, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shprehet se Trumpi do të jetë i fokusuar më shumë në çështjet ekonomike, por nuk e përjashton mundësinë që të ndërhyjë nëse kryeministri i ri i Kosovës nuk tregon fleksibilitet në dialog.

“Nuk besoj se Trumpi do të përshihet drejtpërdrejt në dialogun Kosovë – Serbi. Më shumë gjasa, ai do ta delegojë këtë çështje tek i dërguari i tij, sapo ta caktojë dhe do të përfshihet vetëm nëse bisedimet ngecin”, tha ai për Zeri.info.

Eco Higjiena

Ndërsa sa u përket shqetësimeve se ekziston rreziku që një administratë e tillë të favorizojë Serbinë në kurriz të Kosovës për shkak të faktorëve gjeopolitikë, eksperti amerikan tha se Trumpi mund të favorizojë Serbinë për disa arsye, por nuk do ta braktisë Kosovën.

“Kosova është një vend i vogël, pa ndonjë interes të madh strategjik për të. Ai mund të favorizojë Serbinë për disa arsye, por nuk do ta braktisë Kosovën, pasi nuk dëshiron të humbasë ndikimin e tij mbi Prishtinë dhe, rrjedhimisht, mbi Ballkanin”, tha Ben-Meir.

Intervistën e plotë të realizuar me Ben-Meir mund ta lexoni të plotë sot gjatë ditës në Zeri.info.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.