Ekspertët tregojnë arsyet pse djersitja mund të jetë e mirë për shëndetin

/ 2 minuta lexim

Djersitja mund të ndodhë për arsye të ndryshme, duke përfshirë ushtrimet, vuajtjet nga ethet, moti i nxehtë dhe nervozizmi.

Ekspertët kanë zbuluar se ky funksion trupor në fakt ka një ndikim pozitiv në lëkurën dhe trupin tonë.

Djersa parandalon temperaturën në trup, shkruan The Sun.

Arsyeja kryesore që ne djersitemi është që rregullojmë temperaturën e trupit

“Djersa ka një funksion të rëndësishëm për ftohjen efektive të trupit tonë,” thotë Melanie Palm një dermatologe e certifikuar nga bordi dhe themeluese e Art of Skin MD në San Diego.

Eco Higjiena

Hulumtimet tregojnë se gjëndrat e djersës ndihmojnë lëkurën tonë të filtrojë toksinat nga trupi, si alkooli dhe produktet e mbeturinave, të cilat nga ana e tyre rritin sistemin tonë imunitar.

Një studim tregoi se fanatikët e fitnesit kishin nivele më të ulëta të metaleve të rënda në trupin e tyre, si merkuri ose plumbi.

Në përqendrime të larta, toksina të tilla mund të ulin nivelet e energjisë dhe të kenë efekte të dëmshme në organe.

Qarkullimi efikas siguron që qelizat e lëkurës të ushqehen me lëndët ushqyese dhe oksigjenin që u nevojitet.

Ndryshe, ekspertët bëjnë të ditur se djersitja ndikon edhe në humbjen e peshës.