FITORJA

Ekspertët nga BE-ja vizituan Prokurorinë Themelore në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Ekspertët nga Bashkimi Evropian, Monica Supertino – prokurore nga Italia dhe Marc Brisset Foucault – prokuror nga Franca, sot kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Gjilan, në kuadër të Projektit të Binjakëzimit të BE-së, “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”.

Qëllimi i kësaj vizite ishte rreth informimit të komunikimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me Këshillin Prokurorial të Kosovës, me Ministrinë e Drejtësisë dhe Institucionet e tjera.

Në këtë takim, Kryeprokurori Jetish Maloku, i njoftoi të pranishmit rreth bashkëpunimit të prokurorisë me institucionet e drejtësisë, duke theksuar se me këto institucione zhvillohen takime të rregullta, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe transparencës së sistemit prokurorial dhe gjyqësor.

ARKATANA

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat dhe të arriturat në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se duhet kontribuar edhe më shumë në forcimin e sundimit të ligjit.

Ekspertët e BE-së, e vlerësuan punën e prokurorisë, duke premtuar mbështetje përmes projekteve të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.