Ekspertët debatojnë për planet rregulluese

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Përfaqësuesit i Institutit për Shkencë dhe Teknologji INSI janë takuar në objektin e administratës komunale të Vitisë, me ekspertët e lëmive të ndryshme dhe me kryetarin e Komunës Nexhmedin Arifi,për të debatuar rreth planit rregullues për zonën e lumit dhe zonën jugore të qytetit.

Nexhmedin Arifi në këtë takim ka thënë se është e rëndësishme që planet rregullative të kenë zbatueshmëri pasi që çdo gjë që nuk zbatohet në praktikë nuk ka efekte pozitive. “Qëllimi kryesor i këtij takimi është që planet rregullative që aprovohen në Kuvend të jenë të zbatueshëm edhe në praktikë, dhe këtë ne mund ta bëjmë vetëm në bashkëpunim e të gjithëve”është shprehur Arifi.

Ndërsa përfaqësuesi i këtij Instituti, Ismajl Baftjari duke folur rreth këtij plani tha se është e nevojshme që të kemi mendimin e ekspertëve të lëmive të ndryshme, por edhe të vetë qytetarëve, pasi kjo do të ndihmonte edhe me tej në zhvillimin e këtij plani i cili është në interes të së ardhmes së qytetarëve vitias, por edhe vet qytetit.

Eco Higjiena

Baftjari tha se në ditët në vijim do të mbahet një dëgjim publik me qytetarë për të marrë për së afërmi mendimin e tyre rreth këtij plani rregullativ.

Ndërsa pas prezantimit të planit rregullativ nga përfaqësuesit e institutit INSI ekspertet që morën pjesë në këtë takim dhanë sugjerimet,vërejtjet dhe mendimet e tyre rreth këtij plani dhe u morën vesh që mendimet e tyre t`i adresojnë edhe me shkrim në këtë institut.

Ndonëse shumica prej ekspertëve e vlerësuan këtë plan si pozitiv kishte edhe të atillë që mendonin se zbatimi i saj është i vështirë për shkak të rrethanave të krijuar në teren gjatë viteve të shkuara./rajonipress/