Uji Dea

Ekspertë francez së shpejti në Gjilan për të trajnuar zyrtarët në aspektin e emergjencave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim një delegacion nga Franca, në krye me Jean Paul Bosland – kryetar i komunës në Gaillard, i cili shoqërohej nga kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani dhe dy arkitektët, Sigfrido Lezzi e Christophe Piguet.

Kryetari Haziri ka falënderuar për z. Paul Bosland për ardhjen në Gjilan, përderisa e ka informuar për aspektin e përgjithshëm të Gjilanit, përfshirë ekonominë, sigurinë, urbanizmin e emergjencat.

Ndërsa, kryetari i Komunës në Gaillard në Francë, Jean Paul Bosland, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të japin kontributin e tyre në menaxhimin e katastrofave natyrore.

FIDANISHTJA

Ai tha se janë të gatshëm që gjatë muajve të ardhshëm të sjellin ekspertë nga Franca, për trajnimin e zyrtarëve në aspektin e emergjencave.

Në takim u paralajmërua që së shpejti bashkëpunimi mes Gjilanit dhe Gaillard do të konkretizohet me një marrëveshje konkrete, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

Pas takimit, kryetari i Komunës në Gaillard në Francë, Jean Paul, ka parë nga afër punën që bëhet në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe në Drejtorinë e Urbanizmit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.