Uji Dea

Ekskluzive: Për çka akuzohet nga EULEX-i Njësia Speciale Operative (NJSO)

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokurorja e EULEX-it Natasha Vicary ka ngritur aktakuzën kundër 11 policëve shqiptar të Njësisë Speciale Operative dyshuar për disa vepra penale. Aktakuza që ka mbi 80 faqe i ngarkon Gani Konjuhin nga Prishtina, Sabit Sadikun nga Vushtrria, Naim Durmishin nga Prishtina, Sevdaim Abdullahun nga Prishtina, Nexhmedin Zahitin nga Vushtrria, Jeton Ramadanin nga Gjilani, Nexhat Shabanin nga Vushtrria, Xhafer Hysenin nga Vushtrria, Visar Kërqelin nga Gjilani, Zenel Salihun nga Tërpeza e Vitisë dhe Ilmi Rexhepin nga Gjilani për vepra penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanosje, sulmi etj. Grupi pritet të paraqitet në seancën e parë fillestare më 28 janar 2014.

Aktakuza e ngritur nga Gjykata Themelore e Prishtinës, departamenti për krime të rënda (EULEX), që mbanë datën 11 dhjetor 2013 dhe që është ngritur nga prokurorja e EULEX-it, Natasha Vicary, jep detaje të hollësishme për të gjitha veprat penale që akuzohet grupi i NJSO.

Në aktakuzën që e ka siguruar rajonipress e që përmban mbi 80 faqe materiale e prova të shumta është specifikuar dita ku dyshohet se grupi ka keqtrajtuar gjatë operacionit të saj më 8 janar 2013 të dëmtuarit serb, raporton rajonipress.

Aktakuza që ka mbi 80 faqe i ngarkon Gani Konjuhin nga Prishtina, Sabit Sadikun nga Vushtrria, Naim Durmishin nga Prishtina, Sevdaim Abdullahun nga Prishtina, Nexhmedin Zahitin nga Vushtrria, Jeton Ramadanin nga Gjilani, Nexhat Shabanin nga Vushtrria, Xhafer Hysenin nga Vushtrria, Visar Kërqelin nga Gjilani, Zenel Salihun nga Tërpeza e Vitisë dhe Ilmi Rexhepin nga Gjilani për vepra penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, kanosje, sulmi etj. Grupi pritet të paraqitet në seancën e parë fillestare më 28 janar 2014.

Në aktakuzë thuhet se pavarësisht ndjeshmërisë së operacionit dhe porosisë që duhej të kishte pasur kujdes të madh grupi i policëve prej 11 vetave që po transferonin të burgosurit serb nga një qendër e paraburgimit, në bazë të deklaratave të dëshmitarëve shihet se oficerët që kishin për detyrë t`i mbronin ata shkaktuan sulm dhe keqtrajtime.

Fundamenti

Aktakuza saktëson se sulmi i 11 policëve është zhvilluar në katër faza. Së pari të ndaluarit derisa përcilleshin nga Qendra e Paraburgimit deri në veturat e parkingut janë prangosur me pranga plastike, janë detyruar të qëndrojnë në pozicion të përkulur, me fytyrë drejtë dyshemesë. Derisa janë përcjellur lartë secili i ndaluar apo viktimë është detyruar të kalojë nëpërmjet një korridori të NJSO të cilët fizikisht i sulmuan nga të dyja anët derisa kalonin përgjatë këtij korridori. Edhe kur janë vendosur në kombi të dëmtuarit serb janë përqeshur, fyer dhe rrahur akoma më shumë. Sulmi dhe keqtrajtimi ishte i motivuar plotësisht nga përkatësia e tyre etnike thuhet në aktakuzë.

Aktakuza saktëson se të dëmtuarit serb janë keqtrajtuar edhe gjatë udhëtimit të tyre për në Gjykatën për kundërvajtje, në korridore dhe në banjo.

Gjithnjë sipas aktakuzës serbët e dëmtuar janë detyruar të këndojnë dhe janë goditur me shqelma , çizme, shkop, bateri dore, rrip sigurie apo armë zjarri e gjësende tjera duke i kërcënuar edhe me armën zyrtare.

Njëri nga avokatët mbrojtës Kushtrim Musa që mbron Ilmi Rexhepin tha për rajonipress se klienti i tij është plotësisht i pafajshëm.”Klienti im e ka mohuar veprën sepse është i pafajshëm dhe mendoj se kështu kanë vepruar edhe të akuzuarit e tjerë” tha Musa.

Musa tha se grupi i policëve pritet të dalë në seancën fillestare më 28 janar 2014. /rajonipress/